Fashion & Beauty

Si pandemia ndikoi për mirë te industria e kirurgjisë plastike

Si pandemia ndikoi për mirë te industria e kirurgjisë plastike

Një numër i madh i klinikave të kirurgjisë plastike në gjithë botën, po raportojnë (via BBC) për një rritje të njerëzve që duan t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje estetike. Arsyet mbi këtë ndryshim të fundit lidhen me pandeminë, ndonëse mund të tingëllojë e çuditshme nëse marrim parasysh pasigurinë ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi.

Megjithatë nga ana tjetër ka patur njerëz që i janë nënshtruar tani një ndërhyrjeje estetike dhe kjo lidhet me mundësinë për t’u rikuperuar në shtëpi, duke qenë se shumë njerëz punojnë nga shtëpia ose janë ende në izolim. Nga ana tjetër, maskat fshehin shenjat e vogla që lënë për pak ditë ndërhyrjet në fytyrë.

Sipas BBC, trajtimet më të shpeshta përfshijnë: fryrjen e buzëve, heqjen e dhjamit bukal, botoksin, tërheqjen e fytyrës dhe ndërhyrjen në hundë. Rod J Rohrich, kirurg estetik me bazë në Teksas, tha se gjithnjë e më shumë po shtohen pacientë: “Ka patur edhe më shumë raste se zakonisht. Mund të operojmë gjashtë ditë të javës nëse duam. Është fantastike,” tha ai për BBC.

Ndonëse nuk ka statistika të sakta për këtë fenomen në Shqipëri, mund të themi se industria e ndërhyjeve estetike në vend po lulëzon dhe duket në terma të mirë. Ka edhe një numër të konsiderueshëm të huajsh dhe shqiptarësh që jetojnë jashtë vendit, të cilët kthehen këtu për këto procedura, ku më e kërkuara mbetet ndërhyrja në hundë. Për një ide pak më të qartë, Anabel.al kontaktoi me Dr. Konstandin Ballomën, otorinolaringolog, i cili tha se “numri i ndërhyrjeve estetike ka patur njëfarë rritje këto kohë, sidomos kirurgjia e fytyrës dhe në veçanti rinoplastikat (ndërhyrjet në hundë)”. Dr.Balloma shtoi se “njerëzit po shfrytëzojnë momentin e mbajtjes së maskave dhe punës nga shtëpia”.

REELS

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

How the pandemic affected the plastic surgery industry

Si pandemia ndikoi për mirë te industria e kirurgjisë plastike

A large number of plastic surgery clinics around the world are reporting (via BBC) on an increase in people who want to undergo an aesthetic intervention. The reasons for this latest change are related to pandemics, although it may sound strange considering the economic uncertainty caused by coronavirus.

However on the other hand there have been people who have now undergone an aesthetic intervention and this is related to the possibility of recovering at home, given that many people work from home or are still in isolation. On the other hand, masks hide small marks that leave facial interventions for a few days.

According to the BBC, the most common treatments include: puffiness of the lips, removal of buccal fat, botox, facial lifting and nasal intervention. Rod J Rohrich, a Texas-based cosmetic surgeon, said more and more patients were being added: "There have been more cases than usual. We can operate six days a week if we want. It's fantastic, "he told the BBC.

Although there are no accurate statistics on this phenomenon in Albania, we can say that the aesthetic intervention industry in the country is flourishing and looks in good terms. There are also a significant number of foreigners and Albanians living abroad who return here for these procedures, where the most required intervention remains in the nose. For a slightly clearer idea, Anabel.al contacted Dr. Konstandin Balloma, otorhinolaryngologist, who said that "the number of aesthetic interventions has increased somewhat these days, especially facial surgery and in particular rhinoplasty (nasal interventions)". Dr. Balloma added that "people are taking advantage of the moment of wearing masks and working from home."