Shqipëria

Covid-19: Rritet numri i moshave të reja në gjendje të rëndë

Shkruar nga Anabel

10 Korrik 2020

Covid-19: Rritet numri i moshave të reja në gjendje të

Përmes një përditësimi të situatës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se “situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive, por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja”.

Për momentin ndodhen 81 pacientë në spital, nga të cilët 11 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 janë të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është: 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, 8 raste në Kukës dhe Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, 1 rast në Lezhë, Kamëz dhe Dibër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 529
Durrës 229
Shkodër 169
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 41
Kukës 40
Elbasan 34
Korçë 32
Berat 24
Dibër 18
Gjirokastër 17

MOS I HUMBISNI