Health News

Shtohen rastet e ‘sindromës së zemrës së thyer’ pas Covid-19

Shkruar nga Anabel

10 Korrik 2020

Shtohen rastet e ‘sindromës së zemrës së thyer’

Një studim i publikuar të enjten në revistën mjekësore JAMA Network Open raportoi një rritje të konsiderueshme të asaj që njihet si “sindroma e zemrës së thyer”. Të dhënat u grumbulluan në dy spitale në Ohio te pacientët që nuk janë të infektuar me koronavirus.

Kardiomiopatia e shkaktuar nga stresi ose sindroma Takotsubo – e cila shpesh njihet si “sindroma e zemrës së thyer – ndodh kur muskujt e zemrës dobësohen, gjë që shkakton dhimbje në gjoks dhe gulçim. Paraqitet si një atak kardiak, por nxitet nga ngjarje stresuese, jo nga bllokime të qarkullimit të gjakut. Mund të jetë vdekjeprurëse në raste shumë të rralla, por zakonisht njerëzit shërohen brenda disa ditësh ose javësh.

Studiuesit raportojnë se kardiomiopatia e shkaktuar nga stresi është në rritje për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, që përfshin frikën për shëndetin personal dhe të të afërmve, distancën fizike, pasigurinë ekonomike.

Pavarësisht se studimi është i kufizuar – pra nevojiten studime edhe në zona të tjera – sidoqoftë, mbetet një burim i mirë informacioni për të kuptuar si ka ndikuar pandemia te shëndeti mendor.

Burimi: CNN

MOS I HUMBISNI