Health News

Transmetimi i Covid-19 nga ajri: Shkencëtarët bashkojnë forcat për të hetuar rrezikun

Shkruar nga Anabel

9 Korrik 2020

Transmetimi i Covid-19 nga ajri: Shkencëtarët bashkojnë forcat

Një përpjekje e madhe kërkimore është duke u zhvilluar për të kuptuar nëse koronavirusi mund të përhapet përmes grimcave mikroskopike që dalin prej njerëzve të infektuar dhe nëse këto qëndrojnë në ajër me orë të tëra.

Shkencëtarët po punojnë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të hulumtuar sesi aerosolet (grimcat që qëndrojnë në ajër) veprojnë në mjedis; nëse mund të përhapen nëpër dhoma me ajër të kondicionuar dhe sa infektive mund të jenë.

Për momentit, eksperimentet po kryehen te disa lloje brejtësish për të vlerësuar nëse virusi përhapet përmes ajrit në spitale apo ambiente të tjera me rrezik.

Në një letër të publikuar të hënën, 239 shkencëtarë firmosën dhe kërkuan nga OBSH që të nënvizojë këtë rrezik dhe fill pas kësaj, organizata reagoi duke thënë se nuk përjashtohet si mundësi, megjithatë duhen prova.

Hipoteza u hodh pasi u raportuan një numër i lartë infektimesh në një restorant kinez, ku nuk ishte provuar kontakti i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i njerëzve të pranishëm. Megjithatë lind nevoja e provave të tjera, pasi në disa vende, si Zvicër për shembull, heqja e kufizimeve dhe rikthimi i njerëzve nëpër restorante dhe bare nuk ka sjellë rritje të transmetimit.

Burimi: The Guardian

MOS I HUMBISNI