Art & Libra

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide për librat e radhës

Shkruar nga Anabel

8 Korrik 2020

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Të kategorizuarit e librave si “libra vere” është tërësisht qasje e gabuar pasi qoftë një libër jo fort i arrirë artistikisht a qoftë letërsi e denjë për t’u studiuar nëpër shkolla, çdo libër mund të lexohet në plazh, nën rrezet e ngrohta të diellit sepse raporti me librin është tërësisht personal. Nisur nga kjo, menduam që këtë herë të paraqesnim libra të sugjeruar nga njerëzit dhe për këtë pyetëm ndjekësit tanë në @anabel_media në Instagram dhe Facebook, disa nga sugjerimet e të cilëve po i paraqesim në vijim.

Libri: “Harku i Triumfit” – Erich Maria Remark
Shtëpia Botuese: Dituria
Libri me një fjali: Ngjarjet e vendosura në vitin 1939, pak para Luftës së Dytë Botërore, përqëndrohen në jetën e refugjatëve pa shtetësi në Paris, ku pavarësisht vuajtjes, frikës dhe dramave njerëzove, jeta gjen një mundësi për të të befasuar, përmes dashurisë.
Shtojcë: Libri i dytë më i shitur në botë nga Remark, pas “Asgjë të re nga fronti i perëndimit”. “Harku i Triumfit” është përkthyer nga Robert Shvarc.

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Libri: “Mikesha gjeniale” – Elena Ferrante
Shtëpia Botuese: Pegi
Libri me një fjali: Një histori e shoqërisë së Elenës dhe Lilës, e cila filloi në bangat e shkollës në Napolin e pasluftës, një vend plot çrregullime politike, xhelozi, dhunë dhe dashuri, dhe vazhdoi për vite me radhë, ndonëse Elenën e përndjek një frikë e madhe.
Shtojcë: “Elena Ferrante është një nga romancieret më të mëdha të kohës sonë!” – New York Times.

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Libri: “Dashuria në kohërat e kolerës” – Gabriel Garcia Marquez
Shtëpia Botuese: Onufri
Libri me një fjali: Ndoshta një nga librat më të bukur të shkruar ndonjëherë për dashurinë që rreket mes kujtimeve dhe shpalos idenë e kompleksitetit të dashurisë si ndjenjë që vjen në shumë forma.
Shtojcë: Shitjet e librit u rritën pas pandemisë së koronavirusit.

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Libri: “Unë e di pse këndon zogu në kafaz” – Maya Angelou
Shtëpia Botuese: Pegi
Libri me një fjali: Jeta e Margaritës nga mosha 3-vjeçare deri në të 17-at, ku përshkruhen episodet e tmerrshme të përdhunimit, braktisjes dhe racizmit në SHBA.
Shtojcë: “Një prej dritave më të shndritshme të kohës sonë, një grua me të vërtetë fenomenale. Zëri që arriti të gjente brenda vetes, ndihmoi breza të tërë amerikanësh dhe të gjithëve ne na shtyu që të bëheshim më të mirë.” – Barack Obama.

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Libri: “Mos më lër të shkoj” – Kazuo Ishiguro
Shtëpia Botuese: Pegi
Libri me një fjali: Një ngjarje e vendosur në kolegj, e cila merr drejtim befasues dhe në fund finalizohet me një zbulim...
Shtojcë: “[Romani] ndjek rregullat e një manuali: i saktë, tërësor, i vendosur për të mos lënë asgjë pa thënë. E megjithatë efekti është vagëllimthi absurd. – The New Yorker. 

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Libri: “Unë jam Malala” – Malala Yousafzai
Shtëpia Botuese: Pema
Libri me një fjali: Libër tronditës për jetën e vështirë të një aktivisteje nga Pakistani, që u qëllua nga talebanët për punën e saj humanitare.
Shtojcë: Në vitin 2014, fitoi Çmimin Nobel për Paqen duke u bërë personi i parë që fiton një çmim të tillë në moshë të re.

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Libri: “Një natë në Lisbonë” – Erich Maria Remark
Shtëpia Botuese: Dituria
Libri me një fjali: Një natë në Lisbonë, mes romantizmit, arrestimeve dhe arratistjeve të muajve të parë të Luftës së Dytë Botërore.
Shtojcë: Libri është konsideruar si ai që përmbylli “trilogjinë e emigrantëve” pas “Flotsam” dhe “Harku i Triumfit”.

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Libri: “Lehtësia e padurueshme e qenies” – Milan Kundera
Shtëpia Botuese: Dituria
Libri me një fjali: Në roman që ngrihet përtej realitetit e moralit dhe “hyn” thellë te qenia, te individi dhe raporti i tij me dashurinë.
Shtojcë: "Romani i Kunderës na tregon se si në jetë, gjithçka që zgjedhim dhe vlerësojmë si të lehtë, nuk vonon të zbulojë peshën e vet të padurueshme. Ndoshta vetëm gjallëria dhe forca e inteligjencës i shpëtojnë këtij dënimi: cilësi me të cilat shkruhet ky roman, që i përkasin një tjetër universi nga ai i jetës." – Italo Calvino.

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Libri: “Muzeu i pafajësisë” – Orhan Pamuk
Shtëpia Botuese: Skanderbeg Books
Libri me një fjali: Jeta e një djaloshi të ri që rrethohet nga njerëz të pasur të Turqisë së viteve ’70, përmbyset nga një takim i beftë.
Shtojcë: Nobelisti ka krijuar edhe një muze të bazuar te libri, i cili ndodhet në lagjen Çukurcuma në Stamboll dhe shërben si një atraksion i rëndësishëm turistik.

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Libri: “Sapiens: Një histori e shkurtër e njerëzimit” – Yuval Noah Harari
Shtëpia Botuese: Botart
Libri me një fjali: Një libër i guximshëm që depërton thellë në veprimet dhe mendimet tona duke na bërë të kuptojmë se ndoshta dimë shumë pak për qenien njerëzore.
Shtojcë: Bill Gates e ka vlerësuar “Sapiens” si një nga 10 librat e tij të preferuar dhe Mark Zuckerberg e ka rekomanduar gjithashtu. Në 2014-n ka qenë pjesë e librave best-seller të The New York Times.

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Libri: “Të bëhesh” – Michelle Obama
Shtëpia Botuese: Dudaj
Libri me një fjali: Një autobiografi e ish-Zonjës së Parë të Amerikës, nga kushina modeste në Shtëpinë e Bardhë, shoqëruar me çaste të tmerrshme, por njëkohësisht edhe këmbëngulëse për të ecur përpara.
Shtojcë: Në janar të 2019-s, libri theu rekordin e “Fifty Shades of Grey” në Amazon duke mbajtur vendin e parë për më shumë se një muaj si libri më i shitur në Amazon. Libri frymëzoi edhe krijimin e dokumentarit me të njëjtin emër në Netflix.

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Libri: “Vjehrra” – Sally Hepworth
Shtëpia Botuese: Living
Libri me një fjali: Historia misterioze e një gruaje, për të cilën askush nuk mund të thoshte një fjalë të keqe, përveç dikujt.
Shtojcë: Sally Hepworth është shkrimtare australiane, autore e pesë librave, të cilët janë përmendur në USA Today, The New York Times dhe The Sydney Morning Herald.

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Libri: “Kohë e pamjaftueshme” – Helena Kadare
Shtëpia Botuese: Onufri
Libri me një fjali: Një libër kujtimesh, për një çift jo të zakontë.
Shtojcë: Në një intervistë për Beti Njumën në vitin 2011, Helena Kadare u shpreh: “Me famën dhe njohjet që kishte [Ismail Kadare], ishte e natyrshme të tërhiqej [nga gratë e tjera]. Sigurisht që çdo grua e përjeton me xhelozi, por me kalimin e kohës kuptova se asnjë nga këto gjëra nuk mund të na çonin drejt ndarjes.”

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Libri: “Portret në Sepje” – Isabel Allende
Shtëpia Botuese: Dudaj
Libri me një fjali: Një histori aspak e zakontë, një histori e trazuar dashurie në Kilin e shekullit XIX.
Shtojcë: Romanet e Isabel Allende kanë korrur aq sukses sa gjerësisht konsiderohet si një nga shkrimtaret më të lexuara në botë.

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Libri: “Netët e vështira” – Dino Buxati
Shtëpia Botuese: Ombra Gvg
Libri me një fjali: 51 tregime që “notojnë” mes satirës, sarkazmës, groteskut, magjikes dhe reales për të zbërthyer çdo dyshim të qenies njerëzore, qofshin këto edhe të zakonshme.
Shtojcë: Buxati është i njohur për tregimet e shkurtra, por duhet të lexoni patjetër librin që e bëri të njohur gjerësisht në botë, “Shkretëtira e Tartarëve”.

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Libri: “Mendo dhe bëhu i pasur” – Napoleon Hill
Shtëpia Botuese: Omsca-1
Libri me një fjali: Libër i botuar pasi autori intervistoi 500 sipërmarrës të suksesshëm.
Shtojcë: Libri konsiston në trembëdhjetë parime që përbëjnë ”Filozofinë e Arritjeve”.

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Të tjera sugjerime, referuar fotove të mbërritur te @anabel_media në Instagram:

 "Shkretëtira" – Jean-Marie Gustave Le Clézio

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

"Misteri i trenit blu" – Agatha Christie

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Nga Paulo Coelho:

“Spiunia”

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

“Shtriga e Portobelos”

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

“Alkimisti”

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Nga Charles Bukowski:

“Posta”

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

“Femrat”

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

“Zero zero zero” – Roberto Saviano 

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

“Dashnorët poshtë Danubit” – Federico Andahazi

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

"Kur qau Niçja" - Irvin D. Yalom

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

"Norë" – Enisa Peraj

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

"Sekretet e suksesit' – Malcolm Gladwell

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

"Vrite babain" – Sandrone Dazieri

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

"Arti për të fituar miq dhe pushtet" – Dale Carnegie

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

"Fjalimet që ndryshuan botën"

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

"Burimi i jetës" – Ayn Rand

Një listë me sugjerime për ty që të duhen disa ide

Sugjerime të tjera:

MOS I HUMBISNI