Shqipëria

Nga infektimi i të rinjve te mutacioni i virusit: Flet kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve

Shkruar nga Anabel

6 Korrik 2020

Nga infektimi i të rinjve te mutacioni i virusit: Flet kryetarja e

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për Covid-19 dhe njëkohësisht zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, foli për situatën e koronavirusit në vend në një intervistë për ABC News.

Nga infektimi i të rinjve te mutacioni i virusit: Flet kryetarja e

Intervistën e saj të përmbledhur në tematika kryesore e gjeni në vijim:

Shtimi i numri të të infektuarve të grupmoshës nën 35 vjeç:
“Po të vini re, të moshuarit vijojnë të ruhen. Nuk kemi të sëmurë në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit. Kjo vjen nga mbrojtja. Të rinjtë bëjnë jetën më aktive [shkojnë nëpër] plazhe, kafene, përqafohen më shumë, rrinë afër më shumë. E keqja është që kemi pasur raste të rënda mes 30-35 vjeçarëve.”

A ka ndryshuar virusi:
“Shumë thonë që viruset pësojnë mutacione. Simptomat janë të njëjtat, agresiviteti është i njëjti. Nuk është i vërtetë se është më i lehtë se ai i marsit. Vijon të jetë e panjohur situata. Mundohemi të përgatitemi për skenarët më të këqij. Do bëhen vaksinat e gripit. Ka dhe teori që thonë që nuk mund të jenë dy viruse agresive në të njëjtën kohë, sepse luftojnë njeri-tjetrin.”

A do të ketë ulje të të infektuarve:
“Ju e dini që vlerësimet e sjelljes së njerëzve duken dy javë pasi ka ndryshuar sjellja. Unë shpresoj shumë që javën tjetër, të kemi një ulje të rasteve. Duhet të mendojmë më globalisht. T’i hapim udhëtimet për turizmin e huaj, të vinë turistët. Po të ulen shifrat do hapen kufijtë.”

Siguria e tamponëve negativë:
“Dalja e një tamponi negativ nuk të jep siguri. Tamponë nuk mund të bëhen përditë, duhet të respektohet izolimi e sidomos dalja në ambientet publike duhet evituar. Nuk e kemi mësuar akoma konceptin e shëndetit në komunitet. Vazhdojnë të jenë të ndaluara grumbullimet e mëdha. E vetmja gjë që ka rënë nga ai urdhër është fillimi i transportit publik.”

Rakacolli tha se pishinat nuk janë vend i sigurt dhe nuk duhet të jenë hapur në kohë pandemie dhe shtoi se për momentin, spitalet po e përballojnë numrin e të infektuarve.

MOS I HUMBISNI