Shqipëria

Pas dëshmisë së Blerta Josifit, reagon Kisha Ungjillore

Shkruar nga Anabel

6 Korrik 2020

Pas dëshmisë së Blerta Josifit, reagon Kisha Ungjillore

Fill pas deklaratës së Blerta Josifit – e vetmja e mbijetuar e familjes Josifi – e cila thuhet se deklaroi se kanë qenë pjesë e Kishës Ungjillore kohë më parë, kjo e fundit reagoi për mediat përmes përfaqësuesve të saj.

Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ylli Doçi, e quajti “dështim të fesë së tyre në rast se vajzat kanë qenë pjesë e kishës dhe kanë vrarë veten”. Ai theksoi se çdo fe beson te ringjallja, por e dënojnë vetëvrasjen.

Një pjesë e deklaratës së tij (via Report Tv):

“[...] U tha në fillim se ishin dëshmitarë të Jehovait. Në mënyrë absurde u theksua ideja e ringjalljes si problematikë kur fakti është se të gjitha fetë besojnë në ringjallje dhe vetë ideja e ringjalljes është faktor inkurajimi për jetën heroike përballë çdo sfide dhe jo kapitullimi para vdekjes[...]Të vajtojmë jetët e humbura, pastaj të gjykojmë faktorët. T'i analizojmë me mençuri sepse pastaj do të mbrojmë harmoninë dhe shëndetin mendor të shoqërisë sonë që në këto ditë pandemie është e rënduar.”

Në vijim shtoi:

“Nuk i njoh të gjithë njerëzit që vijnë në kishë. Nëse këto familje kanë qenë dhe janë, e kuptojnë veten e tyre ungjillore, ju duhet të kuptoni se ungjillor vjen nga Ungjill, ‘lajm i mirë", dhe lajmi i mirë është ‘Perëndia na do’. Nëse kanë qenë ungjillore, se mund të vish në takime e kishës, por nuk do të thotë se je ungjillor, kjo që ato kanë bërë do të ishte dështim i besimit tonë. Nëse një ungjillor arrin të shkojë kundër besimit të vetë, siç shkojnë këto vajza duke vdekur nga uria, kjo është dështim. Ne inkurajojmë që të shkohet përtej sakrificave. Fitorja është që përballë çdo vështirësie, ti qëndron me shpresë. Në Bibël nuk glorifikohet vetëvrasja. Unë nuk e di se çfarë kanë menduar ato.”

Sekretari i Përgjithshëm i Vëllazërisë Ungjillore, Ergest Biti, u shpreh se “familja Josifi ka qenë anëtare e këtij komuniteti fetar para 15 vitesh në Përmet, por me ardhjen në Tiranë, kanë qenë vizitore, por jo anëtare”.

“Në bazë të komunikimeve, kanë qenë para 15 vitesh në Përmet, ndërsa në Tiranë mund të kenë qenë vizitore, por nuk rezultojnë si anëtare të kësaj kishe. Kishat janë të hapura çdo ditë, marrin libra, por nuk kanë qenë si pjesë anëtare të Kishës. Unë jam pastor në Kombinat dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë për këtë familje[...]”

MOS I HUMBISNI