Shqipëria

Dëshmia tronditëse e Blerta Josifit: 'Kishim besim tek ringjallja e motrës'

Shkruar nga Anabel

6 Korrik 2020

Dëshmia tronditëse e Blerta Josifit: 'Kishim besim tek ringjallja

Detaje të tjera tronditëse janë zbardhur ditë pas vdekjes tragjike të Zhaneta dhe Anisa Josifit. Blerta Josifi, 34-vjeçarja e vetme e mbijetuar ka pohuar se pas vdekjes së të motrës, nënë e bijë po prisnin ringjalljen e saj.

Sipas Abc News, gjatë dëshmisë së saj, Blerta ka pranuar se ajo bashkë me të ëmën dhe motrën kanë qenë praktikante dhe Dëshmitare të Jehovait që prej moshës 18-vjeçare. Ato gjithashtu kanë frekuentuar Kishën Ungjillore prej kohësh.

Sipas deklaratës së Blertës, të treja ishin shkëputur nga Kisha Ungjillore dhe Dëshmitarët e Jehovait rreth 2 vite më parë. 

“Pasi ndërroi jetë Anisa, prisnim ringjalljen e saj. Ato që lexonim në Bibël ia bënim motrës. Kishim besim tek ringjallja e saj."- është shprehur 34-vjeçarja. "Nëna dhe unë kishim gati 40-45 ditë që nuk ushqeheshim. Pinim vetëm ujë. Edhe atë e merrnin nga çezma dhe e kullonim."

Ekspertiza ka konstatuar së fundmi se shkaku i vdekjes së Zhanetës dhe Anisës ka qenë mosushqyerja e qëllimshme deri në sakrifikim të jetës.

Burimi: Abc News

MOS I HUMBISNI