Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2020: Ujori dhe Peshqit

Shkruar nga Anabel

5 Korrik 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik  2020: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik  2020: Ujori dhe Peshqit

Muaji i kaluar filloi me një sezon eklipsesh, të cilët theksuan miqësinë (5 qershor) dhe projektet e punës (21 qershor). Tani një eklips tjetër do të përqëndrohet te sekretet që ju fshehin të tjerët. Hëna e plotë e 4 korrikut do të theksojë këtë zonë dhe një sekret do të zbulohet. Urani ka kohë që e mirëpret këtë gjë duke sugjeruar gjithnjë lajme befasuese. Lajmet që dalin në sipërfaqe në kohën e eklipsit janë të rëndësishme sepse tregojnë ndryshime të mëdha.

Shtëpia e dymbëdhjetë, e ndezur së tepërmi nga eklipsi i 4 korrikut, rregullojnë mendjen dhe ndërgjegjen. Këtë muaj mund të përjetoni një numër të madh ëndrrat të pazakonta. Nëse keni patur gjëra që ju kanë shqetësuar këtë muaj – me Plutonin, Saturnin, Jupiterin dhe eklipsin e Hënës së plotë – do të ndiheni më mirë.

Marsi aktualisht po ndriçon sektorin e komunikimit dhe do të vazhdojë të ndriçojë këtë fushë jo për gjashtë javë, por për gjashtë muaj – deri në 6 janar 2021. Mund të jeni duke udhëtuar sa në një vend në tjetrin për të takuar një klient të rëndësishëm, ose për të vizituar familjarët më shpesh. Ndoshta do të punoni me një projekt biznesi.

Vendosja e theksit te shtëpia e tretë tregon nevojën për të negociuar ose nënshkruar një marrëveshje kontrate. Mërkuri do të qëndrojë në prapavijë nga 17 qershori deri më 12 korrik, kështu që bëni të pamundurën që të ndërmerrni iniciativa të rëndësishme pas 12 korrikut. Mërkuri do të rikthehet në sektorin e projekteve kështu që do të duhet të punoni me të.

Hëna e re e 20 korrikut nuk është një eklips, por megjithatë do të jetë problematike. Do të ndikojë te sektori i detyrave dhe mund të sjellë disa ndryshime. Mund të merrni lajm nga një klient ose menaxher projekti. Në fillim, sigurohuni që të kuptoni si të veproni dhe çfarë pritet nga ju për të shmangur çdo keqkuptim.

Në ditët që pasojnë Hënën e re të 20 korrikut, mund të hasni një problem me një anëtar të ekipit që punon me ju — ky person mund të bëhet i çuditshëm dhe madje mund të largohet, jo për shkakun tuaj, por për shkak të mënyrës se si gjërat po shkojnë me një klient ose menaxher.

Gjatë gjithë muajit do të keni Afërditën në Binjak. Afërdita do të qëndrojë te Binjakët, shtëpia juaj e tretë e dashurisë, deri më 7 gusht. Kohëve të fundit Afërdita ishte në prapavijë, por më 24 qershor shkoi në pozicionin normal. Më në fund!

Edhe gjatë pandemisë, dashuria mund të lulëzojë. Shkëndijat e saj mund t’i ndjeni kur të takoni dikë, të cilin/ën do t’jua prezantojë një i afërm.

Me Afërditën në pozicion normal, mund të kujdeseni më shumë për veten. Një prerje flokësh s’është ide e keqe.

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik  2020: Ujori dhe Peshqit

Për shumë arsye, qershori dhe korriku do të jenë disa nga pikat kryesore të vitit. Shumica e viteve kanë katër eklipse, por këtë vit kemi gjashtë të tillë. Eklipset janë mënyrat kryesore përmes të cilave universi paralajmëron ndryshime dramatike në jetën e gjithsecilit. Eklipset sjellin surpriza dhe kërkojnë rregullime thuajse të menjëhershme.

Muajin e kaluar, patët një eklips që ndikoi te karriera. Mund të humbni një klient në mënyrë që të fitoni një tjetër ose të ndryshoni punë. Eklipsi i 21 qershorit mund të ketë sjellë ndryshime në dashuri, romancë, argëtim ose te fëmijët. Nëse keni dëshirë për të patur një fëmijë, dëshira mund t’ju bëhet realitet gjatë javëve ose muajve të ardhshëm.

Tani do të ketë një eklips të tretë, vetëm dy javë pas atij të fundit, më 4-5 korrik në Bricjap. Një gjë e tillë do të përqëndrohet te miqësia. Mund të shihni një mik teksa largohet, martohet ose bëhet me fëmijë, ose mund të ndodhë që të ndjeni se është e nevojshme të shkëputeni ju. Nuk përjashtohet mundësia e një mosmarrëveshjeje serioze.

Urani, planeti i ngjarjeve të papritura, do të orientohet me këtë eklips të Hënës së plotë. Eklipset shtyjnë ndjenjat në njërin skaj ose në tjetrin. Kjo periudhë do të shërbejë si një mundësi për të qartësuar gjithë çfarë mendoni.

Ky muaj nuk do të theksojë karrierën siç muajin e kaluar, por do t'ju bëjë të jeni një menaxher i mirë i parave. Marsi së fundmi ka hyrë te Dashi, më 27 qershor dhe do të qëndrojë jo gjashtë javë, por më tepër, gjashtë muaj, deri më 6 janar 2021. Nëse jeni i vetëpunësuar, mund të investoni në biznesi ose të aplikoni për kredi në mënyrë që të mund të përmirësoni kapitalin teksa vazhdoni të paguani stafin tuaj.

Gjithashtu mund të lëvizni diku tjetër, në një shtëpi të re, të martoheni, të keni fëmijë ose të shkoni në shkollë (universitet).

Në këtë trend ndryshimesh të aktivizuara nga Marsi, do të motivoheni të gjeni burime të ardhurash. Për këtë, do të duhet të punoni më shumë për të gjetur strategji dhe teknika të reja.

Marsi do të shkojë në prapavijë nga 9 shtatori deri më 13 nëntor, kështu që nëse do të filloni një projekt të ri, veproni pas 16 korrikut deri në fund të gushtit, ose prisni deri në dhjetor ose janar. Këto janë muajt më të mirë për të parë ëndrrën tuaj të realizuar.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI