Metropolitan

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte, ç’është dhe ç’duhet të jetë

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,

Nisur nga data e themelimit si institucion shtetëror, publik dhe laik, më 10.07.1920, si edhe nga fakti që viti 2020 shënon 100 vjetorin e themelimit, muaji korrik mund të konsiderohet si muaji i bibliotekës. Përgjatë historisë, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka kaluar nëpër një sërë faktorësh, kryesisht politikë, që rrjedhimisht e kanë dëmtuar veprimtarinë e saj, ndonëse faktet tregojnë se pavarësisht të gjithave, tradita bibliotekare në Shqipëri është e vjetër.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë: Çfarë ishte

Siç e thamë më sipër, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë – të cilës për lehtësi do t’i referohemi në vijim si BKSH – është një institucion i themeluar relativisht vonë. Megjithatë tradita është e hershme. Dëshmitë e studiuesve kanë treguar se gjatë periudhës së Mesjetës, në oborret e princërve shqiptarë gjendeshin kancelari me bibliotekat përkatëse. Pozicioni gjeografik dhe historik i vendit, u lejonte atyre të kishin kontakt në lidhje me librat me Kostandinopojën dhe vendet përtej detit.

Një moment i vështirë për traditën bibliotekare ishte padyshim censura osmane dhe në të tilla kushte, librat mbaheshin asokohe në bibliotekat familjare ose në institucionet fetare si kuvendet françeskane e jezuite, manastiret ortodokse, medresetë etj.

BKSH u përurua në vitin 1922, kohë gjatë së cilës kishte 6,000 vëllime, por u themelua si institucion shtetëror më 1920. Në atë kohë, si element i rëndësishëm për fondin e saj shërbeu fondi i bibliotekës së Komisisë Letrare Shqipe, krijuar në qytetin e Shkodrës në 1917-n. Në 1959-n ajo u vendos në varësi të Ministrisë së Kulturës, pasi më parë ishte pjesë e Institutit të Shkencave. Që prej vitit 1966, BKSH qëndron në një pjesë të ndërtesës së Pallatit të Kulturës.

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,
Ekspozitë në BKSH - Librat e ndaluar gjatë komunizmit/ 2020

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë: Çfarë është

Sigurisht që ndryshimet e pasviteve ’90 sollën edhe ndryshime në mënyrën se si funksiononte BKSH. Nëse më parë kishte kufizimeve për sigurimin e informacioneve dhe shfrytëzimn e literaturave përkatëse, pas kësaj, shfrytëzimi i bibliotekës ishte më i lehtë.  

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,

Me kalimin e viteve, pati përpjekje për të pasuruar fondin e BKSH me libra, artikuj akademikë, gazeta, revista, harta etj. Kujtojmë se së fundmi një pjesë e saj është e aksesueshme përmes e-albania, referuar situatës së Covid-19.

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,
Foto e marrë në Facebook-un e BKSH/ Studentë të Fakultetit të Gjuhëve të huaja zhvillojnë një cikël leksionesh në ambientet e bibliotekës.

Pavarësisht këtyre elementëve, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka nevojë për më shumë investim, qoftë në infrastrukturë ashtu edhe në pasurimin e fondit të saj. Kujtojmë se në mars të vitit 2017, kati i nëndheshëm i BKSH u përfshi nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike dhe disa libra u dogjën.

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,

Një vit më pas, saktësisht në qershor të 2018-s, BKSH shpalli gjendjen e emergjencës si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm që mendohet se lagu mbi 12 mijë materiale. Për fat të mirë, Fondi i Vlerave të Rralla dhe Arkivi i Librit dhe i Periodikut Shqip nuk u prek nga shiu.

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë: Çfarë/Si duhet të jetë

Për të krijuar një ide më të qartë se pavarësisht ndryshimeve pozitive që mund të ketë pasur, BKSH mbetet shumë larg asaj çfarë duhet të jetë dhe çfarë duhet të përfaqësojë, që të përmbushë kërkesat gjithnjë e në rritje të brezave të rinj, pse jo edhe t’i motivojë këta të fundit drejt leximit, nuk po shkojmë shumë larg për të marrë shembuj të tillë si: Biblioteca Apostolica – Romë, Bibliotheque Sainte-Genevieve – Paris, Trinity College Library – Dublin apo Real Gabinete Portugues de Leitura – Rio De Janeiro. Mjafton t’i drejtohemi Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, vendosur në Prishtinë.

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,

Godina e kësaj biblioteke është projektuar nga arkitekti nga Kroacia Andrija Mutnjakovic dhe u inagurua në nëntor të vitit 1982. Struktura përmban dritare zeniti dhe 99 kupola me përmasa të ndryshme. Kupola më e madhe në qendër të godinës shërben për t’i dhënë dritë hollit. Kupolat janë simbol i plisit të famshëm.

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,

Stuktura e brendshme përmban dhoma leximi, dy të tilla, kapaciteti i të cilave është 300 dhe 100 persona si edhe mund të mbajë deri në 2 milionë volume.

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,

Edhe në website-n, biblioteka në Prishtinë është lehtësisht më e aksesueshme dhe ka një dizajn më bashkëkohor.

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,
Website i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,
Website i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë

Pallafaqimi i dy strukturave – së jashtmi dhe së brendshmi – asaj të Bibliotekës në Tiranë dhe asaj në Prishtinë nxjerr në pah problematikën e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Nga sa patë më sipër, me gjasë së kushdo që do të vizitojë Prishtinën, qoftë ky edhe lexues jo i rregullt, do të ketë kuriozitetin të vizitojë godinën e bibliotekës. Vështirë të themi të njëjtën gjë për BKSH, godina e së cilës gjendet në një cep që “nuk bërtet” aspak “unë meritoj të vizitohem”. Sigurisht që marrëdhënia me bibliotekën shkon përtej sipërfaqes, përtej asaj çfarë duket së jashtmi, por nga ana tjetër nuk mund ta mohojmë rëndësinë e të paturit një ambient të përshtatshëm për të lexuar e studiuar, që nuk rrezikon të përmbyet nga një shi i rrëmbyeshëm apo të përfshihet nga flakët nga tensioni i lartë elektrik.

Për realizimin e këtij artikulli u shfrytëzuan burime si: Historiku i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Historiku i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Report Tv, The Guardian.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

National Library: What it was, what it is and what it should be

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,

Given the date of its establishment as a state, public and secular institution on July 10, 1920, as well as the fact that 2020 marks the 100th anniversary of its founding, July can be considered the month of the library. Throughout history, the National Library of Albania has gone through a number of factors, mainly political, which have consequently damaged its activity, although the facts show that despite all, the library tradition in Albania is old.

National Library of Albania: What it was

As we said above, the National Library of Albania - which we will easily refer to below as the BKSH - is a relatively late established institution. However the tradition is early. The testimonies of researchers have shown that during the medieval period, the chancellery of the respective libraries was located in the courtyards of Albanian princes. The country's geographical and historical position allowed them to keep in touch with books about Constantinople and places across the sea.

A difficult moment for the library tradition was undoubtedly the Ottoman censorship and in such conditions, books were kept at that time in family libraries or religious institutions such as Franciscan and Jesuit assemblies, Orthodox monasteries, madrasas, etc.

The BKSH was inaugurated in 1922, during which time it had 6,000 volumes, but was established as a state institution in 1920. At that time, the library fund of the Albanian Literary Commission, established in the city of Shkodra, served as an important element for its fund. in 1917. In 1959 it was placed under the Ministry of Culture, having previously been part of the Institute of Sciences. Since 1966, BKSH has been located in a part of the building of the Palace of Culture.

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,
Exhibition at BKSH - Books banned during communism.

National Library of Albania: What is it

Of course, the changes of the post-1990s also brought changes in the way the BKSH functioned. If previously there were restrictions on the provision of information and the use of relevant literature, after that, the use of the library was easier. Over the years, there have been attempts to enrich the BKSH fund with books, academic articles, newspapers, magazines, maps, etc. Recall that recently part of it is accessible via e-albania, referring to the situation of Covid-19.

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,
The photos taken on the Facebook of BKSH / Students of the Faculty of Foreign Languages develop a series of lectures in the library.

Despite these elements, the National Library of Albania needs more investment, both in infrastructure and in enriching its fund. Recall that in March 2017, the BKSH underground floor was engulfed in flames as a result of an electric spark and rare books and collections were burned.

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,

A year later, exactly in June 2018, BKSH declared a state of emergency as a result of torrential rain that is thought to wet over 12 thousand materials. Fortunately, the Rare Values Fund and the Albanian Book and Periodical Archive were not affected by the rain.

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,

National Library of Albania: What / How it should be

To create a clearer idea that despite the positive changes it may have had, the BKSH remains far from what it should be and represents, to meet the ever-increasing demands of the younger generations, why not motivate them. the latter towards reading, we are not going too far to take examples such as: Biblioteca Apostolica - Rome, Bibliotheque Sainte-Genevieve - Paris, Trinity College Library - Dublin or Real Gabinete Portugues de Leitura - Rio De Janeiro. Just turn to the National and University Library of Kosovo, located in Pristina.

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,

The building of this library was designed by Croatian architect Andrija Mutnjakovic and was inaugurated in November 1982. The structure features zenith windows and 99 domes of various sizes. The largest dome in the center of the building serves to give light to the lobby. The domes are a symbol of the famous plis.

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,

Biblioteka Kombëtare: Çfarë ishte,

The interior structure contains reading rooms, two of which have a capacity of 300 and 100 people and can hold up to 2 million volumes. Even on the website, the library in Prishtina is more easily accessible and has a more contemporary design.