Metropolitan

Merret vendimi zyrtar: Ja ç’do të ndodhë me Festivalin e Këngës

Merret vendimi zyrtar: Ja ç’do të ndodhë me Festivalin e

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se kanë nisur sot (1 korrik) përgatitjet për Festivalin e 59 të Këngës në RTSH.

“Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi është e sigurt se edhe këtë fundvit eventi më i madh i këngës në vend, do të mbahet. Nëndrejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka zhvilloi sot takimin e parë konsultativ me krijuesit, që kanë lënë gjurmë në këtë festival, muzikantë e tekstshkrues,” shkruhet në njoftim. “Në takim u diskutuan çështje që lidhen veçanërisht me cilësinë e festivalit, duke nisur që nga ngritja e një komisioni vlerësimi për përzgjedhjen e këngëve e deri tek kriteret për pjesëmarrjen në festival.”

Sipas njoftimit, pritet që në muajin shtator krijuesit të paraqesin këngët konkurrente për edicionin e 59. Ndërkohë përsa i përket fitueses së edicionit të kaluar, Arilena Arës, nuk ka një vendim, por për sa kohë do të zhvillohet Festivali i Këngës, gjasat janë që të vazhdojë tradita e viteve të kaluara, ku në Eurovision shkon këngëtari/ja ose grupi i/e fundit që shpallet fitues i festivalit. Kujtojmë gjithashtu që në një intervistë në Report Tv në maj, përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision, Kleart Duraj, u shpreh:

“Duke qenë se siç ju thashë anulimi i Eurovizionit ndodhi në një periudhë pas takimit të kryetarëve të delegacioneve, si të thuash pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm për zhvillimin e festivalit europian të këngës, sigurisht që EBU [Europian Broadcasting Union] dhe Universal Music, që merren me të drejtat e këngëve, i konsideroi këto këngë që do ta shfrytëzonin veten e tyre, do të shfrytëzoheshin nga mediat [sic].”

Në vijim të bisedës, Duraj tregoi se “rrjedhimisht këngët nuk mund të marrin pjesë për vitin tjetër.”

REELS

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

The official decision is made: Here is what will happen with the Song Festival

Merret vendimi zyrtar: Ja ç’do të ndodhë me Festivalin e

Through an official statement published on the website of the Albanian Radio Television, it was announced that preparations for the 59th ART Song Festival have started today (July 1).

"Despite the situation created by the coronavirus, it is certain that even this year-end the biggest song event in the country will be held. The Deputy General Director of ART, Martin Leka, held today the first consultative meeting with the creators, who have left their mark on this festival, musicians and songwriters, "reads the announcement. "During the meeting, issues related to the quality of the festival were discussed, starting from the establishment of an evaluation commission for the selection of songs to the criteria for participation in the festival."

According to the announcement, the creators are expected to submit competing songs for the 5th edition in September. Meanwhile, regarding the winner of the last edition, Arilena Ares, there is no decision, but as long as the Song Festival will take place, chances are that to continue the tradition of the past years, where the singer or the last group that is declared the winner of the Song Festival goes to Eurovision. We also recall that in an interview on Report Tv in May, the representative of Albania in Eurovision, Kleart Duraj, said :

"Since, as I told you, the cancellation of Eurovision took place in a period after the meeting of the heads of delegations, as if after the submission of the necessary documentation for the development of the European Song Festival, of course the EBU [European Broadcasting Union] and Universal Music, who deal with song rights, considered these songs that would exploit themselves, would be exploited by the media [sic]. ”

Following the conversation, Duraj said that "consequently the songs cannot participate for next year."