Celebrity

Ndarja nga Orlando Bloom e çoi Katy Perry-n drejt errësirës totale: 'U përplasa keq'

Shkruar nga Anabel

30 Qershor 2020

Ndarja nga Orlando Bloom e çoi Katy Perry-n drejt errësirës

Gjatë një interviste për "Q on CBC", Katy Perry tregoi për herë të parë problemet që pati me shëndetin mendor pas ndarjes nga Orlando Bloom. 2017-ta, duket se ka qenë vit jo dhe aq i mbarë për këngëtaren, e cila arriti të mendojë edhe vetëvrasjen pas ndarjes prej partnerit dhe shitjes së pakët të albumeve të saj.

Perry u shpreh se po e lejonte veten të mbytej në trishtimin e saj, kur mendonte se kishte prekur fundin në jetën personale dhe atë profesionale.

"Unë humba buzëqeshjen. Nuk mbaj mend nëse qeshja ndonjëherë plotësisht, domethënë të isha vetja. Për shumë kohë kisha të stampuar një buzëqeshje që vinte si pasojë e dashurisë dhe admirimit për botën jashtë, por pastaj ajo u zhduk."

Këngëtarja, që tani është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë me Bloom, tregon se rruga që mori karriera e saj "e theu".

Ndarja nga Orlando Bloom e çoi Katy Perry-n drejt errësirës

"U ndava me të dashurin tim, që tani është babi i bebushit dhe pastaj isha kaq e emocionuar për suksesin e hitit të radhës, por vura re që asnjë rekord s'po më emociononte më, prandaj u rrëzova."

Pavarësisht vështirësive, Perry e quan këtë eksperiencë si "thyerje të nevojshme", pasi ajo beson që mirënjohja dhe përulësia ja shpëtuan jetën.

"Ishte shumë e rëndësishme për mua të arrija në atë pikë, sepse tani e shoh gjithë botën nga një tjetër këndvështrim. Jam shumë më tepër sesa thjesht një yll pop-i e etur për të jetuar jetën. Mirënjohja është ndoshta e vetmja gjë që më shpëtoi jetën sepse nëse nuk do ta gjeja, me siguri do mbytesha në trishtimin tim, por fatmirësisht zbulova mënyra për të qenë mirënjohëse.

Shpresa ka qenë gjithmonë opsion për mua sepse lidhja që kam me Zotin është më e madhe se vetë unë. Unë mendoj gjithmonë që një gjë më e madhe dhe e fuqishme se unë më ka krijuar për një arsye dhe si çdo njeri tjetër, jam bërë për një qëllim në jetë."- përfundon ylli i "Teenage Dream".

Burimi: CNN