TV Mania

Komentatori On Top i ‘She’s on Top’

Shkruar nga Anabel

29 Qershor 2020

Komentatori On Top i ‘She’s on Top’

Kushdo që e ndjek “She’s On Top”, rubrikën më të re në “E diell” me autore Argjirën, e kupton mjaft mirë për çfarë po flasim. Kushdo që nuk e ka parë, ~ndoshta~ do të shërbejë komentatori si arsye për ta parë.

Në “She’s On Top”, një grup vajzash bëhen pjesë e sfidave të ndryshme dhe çdo javë ka një eleminim. Çdo javë, komentatori – identiteti i të cilit nuk dihet me siguri – hedh batuta, çtensionon situatën, ironizon etj., gjë që shërben si qershia mbi tortë e emisionit.

Siç e thamë më sipër, identiteti i tij nuk dihet. Dikush thotë në komente se është Olsi Gjondedaj. Referuar titrave, Olsi shërben si teknik audioje dhe është e paqartë nëse bëhet fjalë për të njëjtin person. Sidoqoftë, komentatori i paidentifikuar ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

“Ky që komenton videot meriton rritje rroge,” shkruan dikush. “Më meku komentatori,” lexohet diku tjetër nëpër komente. “Komentatori, shkaku i ndjekjes së emisionit,” thotë një i tretë. “Aman ky komentatori të flasë sa më shumë”, “Komentatori është perlë” janë disa komente të tjera.

Diksioni kumbues i njeriut misterioz i jep më shumë lezet fjalëve. Megjithatë duhet thënë se merita e batutave i takon skenaristit Olsi Cala. Cala ka shërbyer si gazetar investigativ në “Stop” dhe skenarist i jashtëm në “Portokalli”. 

Disa komente nga videot e "She's On Top" në YouTube:

Komentatori On Top i ‘She’s on Top’

Komentatori On Top i ‘She’s on Top’

Komentatori On Top i ‘She’s on Top’

Komentatori On Top i ‘She’s on Top’

Komentatori On Top i ‘She’s on Top’

Komentatori On Top i ‘She’s on Top’

Komentatori On Top i ‘She’s on Top’

Komentatori On Top i ‘She’s on Top’

Komentatori On Top i ‘She’s on Top’

Komentatori On Top i ‘She’s on Top’

Komentatori On Top i ‘She’s on Top’

Komentatori On Top i ‘She’s on Top’

Komentatori On Top i ‘She’s on Top’

Komentatori On Top i ‘She’s on Top’

MOS I HUMBISNI