Fitness

Në super formë: Urdhëroni një program stërvitor 30-ditor, falas

Shkruar nga Anabel

19 Qershor 2020

Në super formë: Urdhëroni një program stërvitor

Ju kujtohen ditët në karantinë kur pothuajse çdo një orë e gjenit veten te frigoriferi? Po sigurisht që ju kujtohen sepse edhe sikur ta keni fshirë nga memoria periudhën e errët të karantinës, janë disa detaje të tjera (khëm disa kile shtesë khëm) që jua kujtojnë.

Nëse doni t’i riktheheni peshës së mëparshme ose të qëndroni në formë, ju prezantojmë me “Në formë për 30 ditë”, që është një lloj “platforme” e Living në Tring. Programi përmban ushtrime stërvitore shoqëruar me receta të shëndetshme, të cilat realizohen fare lehtë në shtëpi.

“Në formë për 30 ditë” transmetohet çdo ditë në orën 09:00 në Living HD, por në rast se i keni humbur programet e ditëve të kaluara, i ndiqni në kanalin e YouTube-t.

MOS I HUMBISNI