Moikom Zeqo, studiuesi dhe shkrimtari i njohur, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare. Zeqo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Shkrimtari, i lindur në Durrës la pas plot 62 vepra me poezi, me studime arkeologjike, si dhe skenare filmash kinematografikë e televizivë me karakter kulturor dhe arkeologjik.
Shumë nga krijimet e tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja; anglisht, frengjisht, italisht, serbo-kroatikisht, bullgarisht, polonisht, gjermanisht, etj.
Moikom Zeqo është gjithashtu autor i tre ekspozitave në pikturë. Veprat dhe karriera e tij e gjatë artistike dhe intelektuale janë vlerësuar nga personalitete të kulturës shqiptare dhe asaj të huaj. "Mjeshtri i Madh" do të mbahet mend gjatë si pioner i post-modernizimit në letrat shqipe.
Përpos artit, Moikom Zeqo ka qenë gjithashtu një figurë e njohur e politikës shqiptare. Në vitet '90, ai ka mbajtur statusin e Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.