Nuk ka kohë të papërshtatme për të parë një film seksi, por mbrëmjet e së dielës janë duken si momenti më i mirë për të hapur Netflix-in. Në listën më poshtë, do të gjeni 10 filma që kanë brenda romancë, eros, intrigë dhe mbi të gjitha, do t'ju mbajnë të fiksuar nga fillimi në fund.
1. Below Her Mouth
Historia e një gruaje të fejuar, që nis romancën me një vajzë, pas takimit të rastësishëm me të.
2. Urban Cowboy
Një romancë nga perëndimi i viteve '80-të. Nëse John Travolta është brenda tij, e dini ç'ju pret.
3. 40 Days and 40 Nights
Çfarë do të bënit ju, nëse sapo të kishit hequr dorë njëherë e mirë nga seksi, të takonit gruan/burrin perfekt?
4.Sliver
Bazuar në novelën me të njëjtën emër, ky thriller erotik flet për historinë e një editoreje shumë të suksesshme (Sharon Stone) që pasi ndërron apartamentin nis romancën me fqinjin e saj, vetëm për të provuar që ky i fundit s'është as naiv dhe as aq i qetë sa duket.
5.Chloe
Julianne Moore në rolin e një gruaje që kur dyshon se i shoqi e tradhton, punëson një vajzë të re, për të provokuar atë, por diçka ndodh...
6.Sin City
Këtë film, thjesht duhet ta shihni!
7. After
Historia klishe e dashurisë, e sjellë në skena super seksi.Një djalë i keq që bie në dashuri me studenten më naive të shkollës.
8. One Day
Një histori dashurie e shtrirë në 20 vite. Çfarë ndodh, do t'ju bëjë të mendoheni për javë me radhë.
9. Y Tu Mamá También
Dy djem të rinj nisen në udhëtim me një grua, me të cilën përfshihen seksualisht, derisa gjërat nisin të komplikohen.
10. Blue Valentine
Si mund të jetë një film romantik, kur personazhi kryesor është Ryan Gosling?
Burimi: Pop Sugar