Metropolitan

Shkatërrohen dy kolona të Parkut Kombëtar të Apolonisë

Shkatërrohen dy kolona të Parkut Kombëtar të Apolonisë
Foto ilustruese e Parkut Arkeologjik

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore bëri publike disa foto që dëshmojnë se dy kolonat e fasadës së fontanës monumentale të Nimfeut të Apolonisë janë shkatërruar nga njerëz të paidentifikuar ende. Ngjarja u konfirmua më pas edhe nga Parku Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë.

“Pas denoncimit publik të Forumit, drejtuesit e Parkut Arkeologjik të Apolonisë pranuan vandalizmin e ndodhur më 13 prill nga dora e njeriut e dy prej kolonave të fontanës monumentale të Apolonisë, një monument unikal në botë,” shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulture.

“Çfarë përgjegjësia ka kompania që ruan Muzen dhe Parkun Arkeologjik për këtë vandalizim dhe çfarë masash janë marrë nga ana e drejtorisë dhe Ministrisë së Kulturës ndaj saj? [...]Çfarë përgjegjësia ka drejtoria e parkut dhe Ministria e Kulturës për faktin që monumenti ishte i parrethuar, pa tabelën e monumentit të kulturës, pa tabelën shpjeguese të monumentit?”

Shkatërrohen dy kolona të Parkut Kombëtar të Apolonisë

Shkatërrohen dy kolona të Parkut Kombëtar të Apolonisë

Parku Arkeologjik i Apolonisë nga ana tjetër thotë:

“Dy kolona të fasadës së fontanës monumentale të Apolonisë janë, fatkeqësisht, dëmtuar dy muaj më parë, gjatë periudhës së izolimit për shkak të Covid 19. Kolonat janë gjetur të thyera në datën 13 prill.

Po atë ditë, pas mbajtjes së procesverbalit nga Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis, është lajmëruar Ministria e Kulturës dhe është bërë denoncimi në Polici. Ekspertët e kësaj të fundit kanë ardhur po atë ditë dhe kanë konstatuar dëmet në terren. Tashmë çështja po trajtohet nga organet kompetente.”

Po kështu, Parku Arkeologjik i Apolonisë shtoi se “mbështetur në konsultimet me restauratorë dhe arkeologë të ekipeve, që kryejnë gërmime arkeologjike në Apoloni, është hartuar nga Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut, një projekt restaurimi, i cili është paraqitur për aprovim pranë Këshillit Shkencor të Institutit të Monumenteve.”

Qyteti antik, jo larg Fierit, përbën një nga gjurmët më të hershme arkeologjike të kulturës së lashtë ilire. Si një qytet i mirëfilltë, Apolonia u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë, ndërkohë që gjurmët arkeologjike u zbuluan në fillim të shekullit XIX.

Presidenti Ilir Meta dënoi ngjarjen e rëndë, ndërsa Ministria e Kulturës nuk ka reaguar.

"Dënoj me forcë aktin barbar, taleban dhe anti-kombëtar të shkatërrimit të një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë, pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e fondit të vyer të trashëgimisë kulturore kombëtare." - tha ai ndër të tjera.

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Two columns of Apollonia National Park are destroyed

Shkatërrohen dy kolona të Parkut Kombëtar të Apolonisë
Illustrative photo of the Archaeological Park

The Forum for the Protection of Cultural Heritage made public some photos that prove that the two columns of the facade of the monumental fountain of the Nymph of Apollonia have been damaged. The event was later confirmed by the Apollonia National Archaeological Park.

"Following the public denunciation of the Forum, the leaders of the Apollonia Archaeological Park acknowledged the vandalism that took place on April 13 at the hands of two colonial fountain columns of Apollonia, a unique monument in the world," the Forum for the Protection of Cultural Heritage wrote. who among other things writes:

“What is the responsibility of the company that protects the Museum and the Archaeological Park for this vandalism and what measures have been taken by the directorate and the Ministry of Culture against how much? [...] What is the responsibility of the park directorate and the Ministry of Culture for the fact that the monument was unencumbered, without the table of the cultural monument, without the explanatory table of the monument? ”

Shkatërrohen dy kolona të Parkut Kombëtar të Apolonisë

Shkatërrohen dy kolona të Parkut Kombëtar të Apolonisë

Apollonia Archaeological Park on the other hand says:

"Two columns of the façade of the monumental fountain of Apollonia are, unfortunately, damaged two months ago, during the period of isolation due to Covid 19. The columns were found broken on April 13.

On the same day, after keeping the minutes from the Office of Administration and Coordination of Archaeological Parks Apoloni and Bylis, the Ministry of Culture was notified and a report was made to the Police. The experts of the latter came to the site the same day and ascertained the damage in the field. The case is already being handled by the competent authorities. "

Also, the Apollonia Archaeological Park added that “based on consultations with team restorers and archaeologists conducting archeological excavations in Apollonia, a restoration project has been drafted by the Park Administration and Coordination Office, which has been submitted to the Council for approval. Scientific Institute of Monuments. ”

The ancient city, not far from Fier, is one of the earliest archeological traces of the ancient Illyrian culture. As a genuine city, Apocalypse was founded in the early seventh century BC by Greek colonizers, while archeological traces were discovered in the early 19th century.