Showbiz dhe TV

Koncerti i Maluma-s në Tiranë shtyhet sërish: Zbulohet data përfundimtare

Shkruar nga Anabel

12 Qershor 2020

Koncerti i Maluma-s në Tiranë shtyhet sërish: Zbulohet data

Supozohej që koncerti i Malumës të shtyhej si pasojë e pandemisë deri në 6 shtator, por ka ndryshim programi për të gjithë ata që kanë rezurvuar datën! 

Koncerti “MALUMA TOUR 11:11” do të mbahet, por vitin tjetër! Sipas njoftimit zyratar të organizatorëve të eventit në vendin tonë, si pasojë e gjendjes aktuale në vend dhe në botë, koncerti i Maluma-s është shtyrë për në 24 qershor të 2021-it.

Thuhet se ky vendim është marrë nga kompania që menaxhon tour-in e këngëtarit për të gjitha vendet në të cilat do të performonte. Edhe pse pas këtij njoftimi, njerëzit kërkonin kthimin e parave të biletave, është e pamundur të ndiqet një politikë e tillë. Biletat do të jenë të vlefshme për të ndjekur koncertin e 24 qershorit vitin e ardhshëm.

Një njoftimin e ri thuhej gjithashtu se biletat janë të transferueshme në grupe apo njerëz të tjerë, nëse dikush do ta ketë të jetë i pranishëm në atë datë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ConnextAlbania (@connext_albania) on