Tiranë

Hapja e kufijve: Kur do të mund të udhëtojmë sërish

Shkruar nga Anabel

11 Qershor 2020

Hapja e kufijve: Kur do të mund të udhëtojmë sërish

Komisioni Europian i ka sugjeruar vendeve anëtare të Europës, të rihapin kufijtë e jashtëm edhe për vendet jo-anëtare më 1 korrik.

Aktualisht, Komisioni Europian i bën thirrje pjesëtarëve që nuk janë pjesë e Schengen-it, të koordinohen për mënyrën e hapjes së kufijve të jashtëm.

"Udhëtimet ndërkombëtare janë çelësi i turizmit dhe biznesit dhe ne duhet të ribashkohemi me familjet dhe miqtë tanë."-është shprehur komisioneria Ylva Johansson.

Heqja e kufizimit të kufijve varet edhe nga vendet anëtare të BE-së të cilët priten t'i hapin kufijtë e brendshëm më 15 qershor. Ndërkohë, afati i rihapjes së kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian shtyhet aktualisht nga 15 qershor deri në 30 qershor.

Ajo u shpreh gjithashtu se hapja e kufijve nuk do të aplikohet në të gjitha vendet njësoj, pasi aty ku situata e Covid-19 është ende delikate, do të vijojnë masat parandaluese.

Bashkimi Europian ka rekomanduar që kufijtë të lirohen për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, specifikisht në vende si: Shqipëria, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Në komunikimin e Komisionit Europian cilësohet, se situata epidemiologjike lidhur me pandeminë e koronavirusit në vendet e Ballkanit Perëndimor  është e njëjtë ose më e mirë se në Bashkimin Europian.

Nisur nga kjo, për qytetarët e Ballkanit Perëndimor kufijtë priten të hapen më 1 korrik.

Burimi: Euronews

MOS I HUMBISNI