News

Kur një psikolog pa licensë mund të ushtrojë profesionin: Flet drejtoresha e Urdhrit të Psikologut

Kur një psikolog pa licensë mund të ushtrojë profesionin:

Deklaratat dhe pretendimet e Antonjeta Peros që mendohet se ushtron profesionin e psikologes në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër ngritën pikëpyetje për faktin që si dikush mund të ushtrojë këtë profesion pa qenë i licensuar, informacion ky i konfirmuar nga Urdhri i Psikologut të qarkut Shkodër dhe lehtësisht i verifikueshëm në faqen zyrtare të UP.

dispozitën e përgjithshme të Urdhrit të Psikologut, në “Kriteret e anëtarësisë” thuhet se “asnjë individ nuk mund të ushtrojë profesionin e psikologut, në sistemin publik apo privat në Republikën e Shqipërisë, pa qenë anëtar i Urdhrit të Psikologut dhe pa qenë i pajisur me licencën për ushtrimin individual të profesionit të lëshuar nga ky organizëm.”

Që të gëzojë  të drejtën e ushtrimit të profesionit të psikologut duhet që një individ të ketë diplomën e studimeve të larta “Bachelor” dhe “Master shkencor” ose “Master profesional” në psikologji ose ekuivalent me të, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë, lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë, brenda apo jashtë vendit, të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin".

Referuar të dhënave në Facebook, Pero ka shërbyes si ish-drejtoreshë ekzekutive në një organizatë joqeveritare, ka studiuar në “universitetin e mësuesisë” (kështu shkruhet, është e paqartë se për çfarë fakulteti bëhet fjalë) dhe ka studiuar për “psikologji dhe punë sociale”. Gjatë deklaratave në media, ajo i referohet fëmijëve si “nxënës”, çka e bën të paqartë nëse vërtet ka mbaruar studimet e larta në nivelin Bachelor dhe Master për psikologji, por në mungesë të fakteve, një gjë të tillë po e marrim si të mirëqenë.

Natyrshëm lind pyetja nëse një psikolog mund të ushtrojë profesionin pa licensë, në këtë rast në një institucion publik, dhe nëse po, me çfarë kushtesh?

Anabel.al kontaktoi me Dr.Valbona Treskën, presidente e Urdhrit të Psikologut. Ajo shpjegoi për Anabel.al se “ka rëndësi faza e licensimit”. “Nëse një psikolog është në fazat e fundit të procesit të licensimit mund të bëjë kërkesë që të ushtrojë profesionin, por gjithmonë nën mbikqyerjen e një psikologu të licensuar”.

Megjithatë në këtë pikë ka një tjetër çështje me rëndësi, shpjegoi Dr. Valbona Treska, pasi Antonjeta Pero nuk është anëtare e Urdhrit të Psikologut, çka i heq kategorikisht të drejtën të ushtrojë profesionin. Që një psikolog të kërkojë licensën, duhet që paraprakisht të jetë i anëtarësuar dhe Pero nuk rezulton në regjistrin e anëtarësimeve.

REELS

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

Ende duke menduar për dhuratën perfekte? Mos u streso! Një xhiro te @topshop_albania dhe gjithçka zgjidhet - Airtech Pro për stil perfekt çdo ditë - ⁠Nutrilife Blender për smoothie në 10 sekonda - ⁠Higjenizuesi me avull Nano për pastërti pa kimikate

Me @duavize_ , rekrutimi i punëtorëve të huaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Dua Vizë ofron 20% ulje për rekrutimin e stafit të huaj nga Filipinet, Egjipti, India dhe shumë vende të tjera, për të gjitha bizneset që duan të zgjerohen në 2026-n. ⏳ Oferta është e vlefshme deri më 20 janar 2026. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

When a Psychologist Without a License Can Practice the Profession: The Director of the Order of Psychologist Speaks

Kur një psikolog pa licensë mund të ushtrojë profesionin:

The statements and claims of Antonjeta Pero, who is thought to be a psychologist at the Children's Home in Shkodra, raised questions about how one can practice this profession without being licensed, information confirmed by the Shkodra Regional Psychologist's Order and easily verifiable on the official UP website .

The general provision of the Order of Psychologists, in the "Membership Criteria" states that no individual can practice the profession of psychologist, in the public or private system in the Republic of Albania, without being a member of the Order of Psychologist and without being equipped with the license for the individual exercise of the profession issued by this body. ”

In order to have the right to practice the profession of psychologist, an individual must have a bachelor's degree and a "Master of Science" or "Professional Master" in psychology or equivalent, according to the legislation in force for higher education. , issued by the institution of higher education, inside or outside the country, recognized by the ministry responsible for education ".

Referring to the data on Facebook, Pero has served as a former executive director of a non-governmental organization, studied at the "teaching university" (so it is written, it is unclear what faculty it is) and studied psychology and social work. ". During statements in the media, she refers to children as "students", which makes it unclear whether she has really completed her higher studies at the Bachelor and Master level in psychology, but in the absence of facts, we are taking this for granted. .

Naturally, the question arises whether a psychologist can practice the profession without a license, in this case in a public institution, and if so, under what conditions?

Anabel.al contacted Dr. Valbona Treska, president of the Order of Psychologists. She explained to Anabel.al that "the licensing phase matters". "If a psychologist is in the final stages of the licensing process, he can apply to practice the profession, but always under the supervision of a licensed psychologist."

However at this point there is another important issue, explained Dr. Valbona Treska, as Antonjeta Pero is not a member of the Order of Psychologists, which categorically deprives her of the right to practice the profession. For a psychologist to apply for a license, he or she must be a member in advance, and Pero does not appear in the membership register .