Shqipëria

Protestuesit kërkojnë kastrimin kimik të përdhunuesve

Shkruar nga Anabel

4 Qershor 2020

Protestuesit kërkojnë kastrimin kimik të përdhunuesve

Një ndër kërkesat e protestusve – përpos ashpërsimit të dënimit të abuzuesve seksualë – është edhe kastrimi kimik i këtyre të fundit. Gjatë protestës nisi edhe mbledhja e firmave për të vendosur kastrimin kimik të pedofilëve.

Kastrimi, referuar fjalorit mjekësor, është heqja e gjëndrave seksuale si testikujt ose ovaret. Termi në shqip është tredhje dhe konsiston në heqjen ose mpirjen e organeve mashkullore të një kafshe a njeriu, gjë që i bën të paaftë për të riprodhuar ose kryer marrëdhënie seksuale.

Kastrimi mund të jetë kirurgjikal ose kimik. Kastrimi kimik përdor barnat farmaceutike për të “mpirë” testikujt.

Kastrimi kimik përdoret në shumë vende, si Argjentina, Australia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, India, Izraeli, Zelanda e Re, Polonia, Koreja e Jugut etj.