News

Ministrja shpjegon pse nuk do të prononcohet për rastet e abuzimit seksual

Ministrja shpjegon pse nuk do të prononcohet për rastet e abuzimit

Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), Besa Shahini, u shpreh se “sa të jetë ajo ministre, MASR nuk do të prononcohet për rastet individuale të abuzimit” sepse një gjë e tillë kontribuon në ri-abuzimin që i bëhet viktimave.

“Grupi i Organizatave Jo-Qeveritare (OJQ) për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve na e kishin nisur një email ku kërkojnë që MASR të prononcohet për raste individuale të abuzimit me të mitur.

Tani, dua të bëj të qartë një gjë: as sot, as dje dhe as kurrë, për sa jam unë ministre, MASR nuk do të prononcohet për rastet individuale të abuzimit, sepse kjo po kontribuon në ri-abuzimin që po i bëni viktimave duke diskutuar detaje të abuzimit dhe duke identifikuar ato. Strukturat arsimore gjithmonë do të flasin publikisht për fenomenin, do të marrin masa parandaluese dhe ndëshkuese, do të mbështesin fëmijët dhe të rinjtë me mjete që iu duhen në jetë për t’u mbrojtur.

Të njëjtën gjë pres edhe nga OJQ-të që merren me mbrojtjen e grave dhe fëmijëve. Ndërprisni menjëherë daljen në media me informacion identifikues për personat që ju duhet t’i mbroni.”

Në vijim shtoi:

“Tek lista e organizatave që na kishin shkruar ishte organizata partnere e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) që paguhet nga buxheti i shtetit të menaxhojnë linjën e denoncimeve anonime të dhunës dhe abuzimit, që mesa kuptoj, janë gjithmonë në dijeni paraprakisht për rastet që denoncohen aty, por për çfarëdo arsyeje informacioni nuk shkon tek institucionet shtetërore menjëherë që të merren masat e nevojshme.

Ndaj, kemi kërkuar hetim urgjent administrativ për protokollet që zbatohen nga OJF-të që paguhen nga buxheti i shtetit për të ofruar shërbim publik për mbrojtjen e fëmijëve.”

Shahini u shpreh se ka kërkuar që “Urdhri i Psikologut të raportojë për trajnimet që ka zhvilluar për çështjet e ngacmimit dhe abuzimit seksual, me psikologët gjyqësorë dhe ata shkollorë”. “U kemi dërguar bashkive kriteret që duhet të plotësojnë rojet dhe stafi sanitar që na i sjellin nëpër shkolla. Bashkitë duhet të kenë parasysh që stafi që punon në shkollë duhet të jetë me integritet.”

Ndër të tjera, ministrja vuri në dukje edhe mënyrën si trajtohet dhuna ndaj grave në media:

“Keni dëgjuar për termin “krim pasioni” si term që media e përdor për të raportuar mbi vrasjet e grave nga burrat e tyre? Nëse vritet një burrë, ky është një krim i rëndë. Nëse vritet një grua nga partneri i saj, ky është krim pasioni dhe e gjithë shoqëria kërkon arsyet e vrasjes tek sjellja e gruas.

“Ajo ka bërë diçka që e ka bërë burrin xheloz dhe ka çuar tek vrasja”, dhe menjëherë me t’u përdorur këto fjalë lehtësohen rrethanat e vrasësit dhe u çohet porosi burrave dhe djemve që po, “me ligj mund edhe të dënoheni, por shoqëria ju jep të drejtë mbi trupat e grave dhe vajzave”.

Natyrisht që ne kemi përgjegjësi institucionale ta ndryshojmë kulturën në shkollë, por secili nga ju keni përgjegjësi individuale të ndryshoni kulturën në rrethin tuaj.”

Përsa i përket reagimit të qytetarëve, përpos atyre që kanë përgëzuar Shahinin për nismat e marra, ka patur edhe të tjerë që fjalën e saj e kanë quajtur “qëndrim moralist dhe jo profesional”. “Problemi duhet kapur nga koka dhe jo nga bishti. Në gjithë botën bëhet verifikimi periodik i personelit të shkollave, jo vetëm i mësuesve, por edhe i kuzhunierëve, rojeve etj,” shkruan dikush. “Duhet të merrni masa për të gjithë stafin pedagogjik. Bëni roje shkollash e kopshtesh njerëz të marrë nga rruga,” lexohet në një tjetër koment. “Duhet të mbani përgjegjësi zonja ministre. Përdhunuesi ka qenë në ambientet e shkollës, institucion në të cilin jeni ju përgjegjës,” thotë një i tretë.

Ministrja shpjegon pse nuk do të prononcohet për rastet e abuzimit

Ministrja shpjegon pse nuk do të prononcohet për rastet e abuzimit

REELS

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

The Minister explains why she will not comment on individual cases of sexual abuse

Ministrja shpjegon pse nuk do të prononcohet për rastet e abuzimit

In her speech to the Assembly, the Minister of Education, Sports and Youth (MASR), Besa Shahini, said that "as long as she is a minister, MASR will not comment on individual cases of abuse" because it contributes to youth. -the abuse of victims.

"The group of non-governmental organizations (NGOs) for the protection of women and children had sent us an email requesting that MASR be declared for individual cases of child abuse.

Now, I want to make one thing clear: neither today, nor yesterday, nor ever, as long as I am a minister, will MASR be pronounced for individual cases of abuse, because it is contributing to the re-abuse you are inflicting on victims by discussing abuse details and identifying them. Educational structures will always speak publicly about the phenomenon, take preventive and punitive measures, support children and young people with the tools they need in life to protect themselves.

I expect the same from NGOs dealing with the protection of women and children. Stop immediately going to the media with identifying information about the people you need to protect. ”

He added:

"In the list of organizations that had written to us was the partner organization of the Ministry of Health and Social Protection (MSHMS) that is paid from the state budget to manage the line of anonymous denunciations of violence and abuse, which as far as I understand, are always aware in advance of cases. who are denounced there, but for whatever reason the information does not go to the state institutions immediately to take the necessary measures.

Therefore, we have requested an urgent administrative investigation into the protocols implemented by NGOs that are paid from the state budget to provide public service for the protection of children. ”

Shahini said he had requested that "the Order of Psychologists report on the training it has conducted on issues of sexual harassment and abuse, with judicial and school psychologists." "We have sent to the municipalities the criteria that the guards and the sanitary staff that bring us to the schools must meet. Municipalities must keep in mind that the staff working in the school must be integrated. ”

Among other things, the Minister pointed out the way in which violence against women in the media is treated:

Have you heard of the term "passion crime" as a term used by the media to report on the murders of women by their husbands? If a man is killed, this is a serious crime. If a woman is killed by her partner, this is a crime of passion and the whole society seeks the reasons for the murder in the woman's behavior.

"She did something that made her husband jealous and led to the murder," and as soon as these words are used, the circumstances of the killer are alleviated and the message is sent to the men and boys who are saying, "By law you can be punished, but society gives you the right to the bodies of women and girls ”.

Of course, we have an institutional responsibility to change the culture in the school, but each of you has an individual responsibility to change the culture in your district. ”

Regarding the reaction of the citizens, in addition to those who congratulated Shahin for the initiatives taken, there were others who called her speech "moralistic and unprofessional attitude." "The problem must be caught in the head, not the tail. Periodic verification of school staff, not only of teachers, but also of chefs, guards, etc., is done all over the world, ”someone writes. "You have to take measures for all the pedagogical staff. Make school guards and kindergarten people get out of the way, ”reads another comment. "You have to take responsibility, Madam Minister. The rapist was in the school premises, an institution in which you are responsible, ”says a third party.

Ministrja shpjegon pse nuk do të prononcohet për rastet e abuzimit

Ministrja shpjegon pse nuk do të prononcohet për rastet e abuzimit