Shqipëria

Abuzimi i 15-vjeçares nga roja: Shkarkohet drejtori i shkollës

Shkruar nga Anabel

3 Qershor 2020

Abuzimi i 15-vjeçares nga roja: Shkarkohet drejtori i shkollës

Drejtori i shkollës, roje në të cilën ishte abuzuesi i 15-vjeçares, është shkarkuar nga detyra. Ngjarja që prej një jave po trondit vendit, ku një e mitur përdhunohet dhe shantazhohet nga roja i shkollës, ka bërë që kësaj here njerëzit të reagojnë dhe të revoltohen për zhdukjen dhe dënimin maksimal të këtij fenomeni. 

Për Abc News, drejtori i shkollës në periferi të Tiranës, ka thënë se prindërit nuk e kishin denoncuar kurrë 65-vjeçarin në drejtori edhe pse ky i fundit shpesh herë, sillej keq me nxënësit.

Ish-drejtori do të jetë i pezulluar nga detyra derisa hetimet e ngjarjes të zbardhen plotësisht. 

65-vjeçari, tashmë i arrestuar, ka abuzuar me vajzën dhe më pas e ka kërcënuar përmes një videoje intime të filmuar gjatë aktit.

Nesër në kryeqytet do të mbahet një protestë për të ngritur zërin kundër abuzimeve seksuale në orën16:00 pranë sheshit "Nënë Tereza".

 

MOS I HUMBISNI