Relationships

Si të dallosh një pedofil dhe si të mbrosh fëmijën

Si të dallosh një pedofil dhe si të mbrosh fëmijën

Ngacmuesit seksualë të fëmijëve nuk kanë karakteristika të caktuara fizike, një profesion të caktuar apo një tip të caktuar. Ata mund t’u përkasin të dyja sekseve, mund të jenë të çdo race dhe të çdo besimi fetar, homoseksualë ose heteroseksualë. Ata nuk tregojnë interes kaq të madh ndaj të rriturve sa tregojnë ndaj fëmijëve.

Pjesa më e madhe e pedofilëve janë burra, megjithëse janë bërë publike dhe raste kur gratë kanë abuzuar me fëmijë. Ata abuzojnë ndaj vajzave dhe djemve dhe përpiqen gjatë gjithë kohës të fitojnë besimin e fëmijës duke i marrë për shëtitje, duke u dhënë lekë, duke i joshur me lodra apo ëmbëlsira. Përgjithësisht tentojnë të afrohen me fëmijë që kanë probleme, kanë vetëm një prind ose jetojnë me prindër që nuk kanë mundësinë që t’i monitorojnë gjatë gjithë kohës. Mënyra që përdorin për të bërë që fëmijët të mos flasin, është t’i kërkojnë që incidenti “të mbetet sekret”. Pjesa më e madhe e ngacmuesve seksualë, në bazë të studimeve, në të kaluarën kanë pasur një histori abuzimi fizik ose seksual.

Pavarësisht nga këto përshkrime, nuk janë lehtësisht të dallueshëm. Mund të përmendim rastin e zbuluar në Austri në vitin 2008, ku Josef Fritzl, i njohur si një nga qytetarët më të mirë të qytetit, mbajti dhe dhunoi seksualisht për 24 vjet vajzën e tij me të cilën pati 7 fëmijë. Kjo do të thotë se kurrë nuk duhet të hiqni dorë nga ideja që dikush mund të ngacmojë fëmijën tuaj.

Si të mbrojmë fëmijët?

1- Ngacmuesit seksualë të fëmijëve, shumicën e rasteve, u kërkojnë atyre që të mbajnë sekrete ndaj prindërve dhe fëmija juaj duhet ta kuptojë se nëse dikush i ka kërkuar këtë gjë, e ka bërë jo për ta nxjerrë fëmijën nga telashet, por sepse po bën diçka të gabuar. Tregojini fëmijës se bashkë mund të flisni për gjithçka dhe nuk duhet të ketë sekrete. 

2- Mësojeni fëmijën se çfarë është një prekje e papërshtatshme. Është një metodë që prindërit e përdorin dhe quhet “prekja e mirë, prekja e keqe dhe prekja sekrete”. Prekjet e mira janë ato të pranueshmet. Prekjet e këqija janë të qëlluarit, ndërsa prekjet sekrete janë ato që u thuhen që duhet t’i mbajnë sekret. Me anë të kësaj metode ata mund të mësojnë se cilat prekje janë të përshtatshme dhe cilat jo, Po ashtu flitini fëmijës për zonat private që ata nuk duhet të prekin dhe nuk duhet të lejojnë dikë që t’i prekë.

3- Mos harroni që fëmijët rreth moshës 12 vjeç duhet të kenë edukatë seksuale. Sigurohuni që fëmija juaj ta di kuptimin e gjërave, përpara se t’i mësojë gabim nga burime të tjera. Kjo mund të parandalojë ngacmimin seksual, mund ta bëjë fëmijën më të vetëdijshëm.

4- Mësoni fëmijën se si të jetë i sigurt në internet. Përpiquni të kontrolloni bisedat e tij dhe komunikimin në internet. Duhet të bëni biseda të vazhdueshme me të për komunikimin online dhe t’ja bëni të qartë se për të qenë të mbrojtur, nuk duhet të ketë sekrete. Ajo që duhet pasur më kujdes në këto raste janë shkëmbimet e materialeve, sidomos të fotografive dhe takimet. Sigurohuni që fëmija të jetë i mbështetur emocionalisht dhe i hapur për të folur me ju.

5 – Mbikqyrni aktivitetet jashtëshkollore të fëmijës. Duke qenë të përfshirë sa më shumë në jetën e fëmijëve, aq më të mbrojtur do të jenë fëmijët tuaj nga ngacmuesit seksualë. Ata mund të jenë të afërt me ju dhe familjen, por nëse e shohin se sa të pranishëm jeni në jetën e fëmijës, me shumë mundësi do të tërhiqen. 

6- Mos e lini fëmijët me të rritur të cilët nuk i njihni shumë mirë, qofshin këta dhe të afërm. 

7- Mësojeni vajzën/djalin që të mos ulet në prehrin e askujt. Shpesh pedofilët përfitojnë nga ky kontakt i afërt fizik.

8- Mos harroni që gjëja më e mirë që duhet të bëni në këto raste është që t’i kushtoni vëmendje fëmijës, të qartësoheni për nevojat dhe dëshirat e tyre, të flisni me ta dhe të bëheni pjesë e shqetësimeve dhe dëshirave të tyre. 

Artikull i përditësuar, publikuar për herë të parë katër vite më parë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

How to spot a pedophile and how to protect your child

Si të dallosh një pedofil dhe si të mbrosh fëmijën

Child sexual harassers do not have certain physical characteristics, a certain profession or a certain type. They can belong to both sexes, they can be of any race and religion, homosexual or heterosexual. They do not show as much interest in adults as they do in children.

Most pedophiles are men, although they have been made public and cases where women have abused children. They abuse girls and boys and try all the time to gain the child's trust by taking them for walks, giving them money, luring them with toys or cakes. They generally tend to approach children who have problems, have only one parent, or live with parents who do not have the opportunity to monitor them at all times. The way they use it to keep children from talking is to ask them to "keep the incident a secret." Most sexual harassers, according to studies, have had a history of physical or sexual abuse in the past.

Despite these descriptions, they are not easily discernible. We can mention the case discovered in Austria in 2008, where Josef Fritzl, known as one of the best citizens of the city, sexually abused and raped his daughter with whom he had 7 children for 24 years. This means that you should never give up on the idea that someone might bully your child.

How to protect children?

1- Sexual harassment of children, in most cases, requires them to keep secrets from parents and your child should understand that if someone asked him to do this, he did it not to get the child out of trouble, but because he is doing something wrong. Tell the child that you can talk about everything together and there should be no secrets.

2- Teach your child what an inappropriate touch is. It's a method that parents use and is called "good touch, bad touch and secret touch." Good touches are the acceptable ones. Bad touches are shooting, while secret touches are what are said to be kept secret. With this method they can learn which touches are appropriate and which are not, Also talk to the child about private areas that they should not touch and should not allow anyone to touch them.

3- Remember that children around the age of 12 should have sex education. Make sure your child knows the meaning of things before learning them from other sources. This can prevent sexual harassment, it can make the child more aware.

4- Teach your child how to be safe online. Try to check his conversations and internet communication. You need to keep in touch with your child about online communication and make it clear that there is no secret to being protected. What needs to be taken care of in these cases is the exchange of materials, especially photographs and meetings. Make sure your child is emotionally supportive and open to talking to you.

5 - Supervise your child's extracurricular activities. By being more involved in children's lives, your children will be more protected from sexual harassment. They may be close to you and your family, but if they see how much you are present in the child's life, they will most likely withdraw.

6- Do not leave your child with adults whom you do not know very well, whether they are relatives or not.

7- Teach your little girl / boy not to sit on anyone's lap. Pedophiles often take advantage of this close physical contact.

8- Remember that the best thing to do in these cases is to pay attention to the child, clarify their needs and desires, talk to them and become part of their worries and desires.

Updated article, first published four years ago.