Anabelizim

Përfundon rrugëtimi 3-vjeçar i 'Hostel by Anabel'

Përfundon rrugëtimi 3-vjeçar i 'Hostel by Anabel'

Të dashur miq, pas plot 3 vitesh, ne sot duam t'ju bëjmë të ditur që rrugëtimit të "Hostel by Anabel" i ka ardhur fundi. Anabel është shumë e lumtur dhe krenare që një projekt i nisur si eksperiment në qershor të vitit 2018, duke filluar që nga ideja, vendi i transmetimit, përzgjedhja e personazheve, rezultoi në një sukses që u dëshmua si nga numri i madh i ndjekësve, po ashtu edhe nga interesi i sponsorëve, të cilët për herë të parë në historinë e argëtimit shqiptar, mbështetën një projekt të përqëndruar tërësisht në platformën e Youtube.

Kriza e fundit e koronavirusit që preku rëndë ekonominë globale, fatkeqësisht e penalizoi projektin si financiarisht, ashtu edhe nga ana fizike e krijuese, duke reduktuar sponsorizimet dhe shumë plane për aventura si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, që në koncept, ishin "lëngu" i  kontentit. Rrjedhimisht, u ndjemë të detyruar që këtë projekt, ta mbyllnim pak përpara kohe, duke u mbështetur fatmirësisht në materialin e përgatitur përpara nisjes së karantinimit.

Kësisoj të hënat tuaja, nuk kanë qenë asnjëherë bosh dhe ne jemi përpjekur, edhe në kushte të vështira pune me kufizime jashtë normales,  që ju të mos ndjeni në asnjë sektor të Anabel Group, krizën dhe problemet me të cilat edhe ne u përballëm si çdo biznes në botë.

Anabel falenderon të gjithë bashkëpunëtorët në këto tre sezone duke nisur nga regjisori i dy sezoneve të para, i cili e bekoi edhe me emrin "Hostel" serialin, Endri Delisula, bashkëpunëtorët e tij, stafin e palodhur të post-produksionit,  skuadrën tejet profesionale të Nilor Film që ka bërë një punë të shkëlqyer këtë sezon, asistentë, kostumografë, aktorë e figurantë që kanë qenë pjesë e projekteve tona, stafin e Anabel Media, si edhe menaxheren e palodhur të produksionit Amela Çaçi për përkushtimin dhe disiplinën e pashoq të saj.

Anabel falenderon mbështetësit e saj kryesorë të cilët besuan në këtë projekt dhe na dhanë mundësinë dhe lirinë financiare që të eksperimentonim me gjini të ndryshme nga vlogging, eksperimente sociale, youtube series apo reality.

Anabel veçanërisht falenderon 5 protagonistet, Alberta Kamenica, Ana Haxhimali, Deamishel Hoxha, Megi Pojani dhe Viola Gjoleka, për përkushtimin e tyre përgjatë gjithë serialit dhe është e lumtur që ka kontribuar duke krijuar të gjitha facilitetet për rritjen e tyre profesionale dhe pasurimin e eksperiencave  të tyre jetësore.

Më e rëndësishmja, Anabel falenderon qindra mijëra ndjekës që u kthyen në shikues besnikë të projektit tonë "Hostel by Anabel” dhe me angazhimin dhe interesin e tyre, na frymëzuan të vazhdonim këtë projekt dhe vazhdojnë të na frymëzojnë për projekte që gjatë këtyre viteve kuptuam se janë më afër zemrës së tyre, si seriale filmike, filma etj.

Si një kompani që shquhet për  krijmtari autentike dhe inovacion, Anabel do të vazhdojë misionin e saj, për t'ju sjellë formate të tjera, të cilat falë punës së palodhur dhe leksioneve që kemi marrë në këtë rrugëtim 11-vjeçar, do të jenë gjithmonë e më shumë pranë standardeve që kërkon tregu ndërkombëtar.

Duke filluar nga një projekt i ri filmik që është "under-construction" dhe për të cilën jemi shumë entuziastë e gjykojmë se do të vendosë një standard të ri në tregun e serialeve shqiptare.

Pas një pranvere të paprecedentë në historinë e njerëzimit, ju urojmë ta shijoni sa më shumë lirinë e një vere të pakarantinuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Anabel Life (@anabel_media) on

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Hostel by Anabel's 3-year journey ends

Përfundon rrugëtimi 3-vjeçar i 'Hostel by Anabel'

Dear friends, after 3 years, today we want to let you know that the journey of "Hostel by Anabel" is over. Anabel is very happy and proud that a project launched as an experiment in June 2018, starting from the idea, the place of transmission, the selection of characters, resulted in a success that was proved as by the large number of followers, yes as well as the interest of the sponsors, who for the first time in the history of Albanian entertainment, supported a project focused entirely on the Youtube platform.

The recent coronavirus crisis, which severely affected the global economy, unfortunately penalized the project both financially and physically and creatively, reducing sponsorships and many adventure plans both inside and outside Albania, which in concept were the "fluid" of content is ever. Consequently, we felt compelled to close this project shortly before, thankfully relying on the material prepared prior to the start of the quarantine.

Thus, your Mondays have never been empty and we have tried, even in difficult working conditions with unlimited restrictions, so that you do not feel in any sector of Anabel Group, the crisis and the problems that we faced like any other. business in the world.

Anabel thanks all the collaborators in these three seasons, starting with the director of the first two seasons, who also blessed the series with the name "Hostel", Endri Delisula, his collaborators, the tireless staff of the post-production, the very professional team of Nilor Film has done an excellent job this season, assistants, costume designers, actors and figurants who have been part of our projects, Anabel Media staff, as well as the tireless production manager Amela Caci for her dedication and unparalleled discipline.

Anabel thanks her key supporters who believed in this project and gave us the opportunity and financial freedom to experiment with different genres from vlogging, social experimentation, youtube series or reality.

Anabel especially thanks the 5 protagonists, Alberta Kamenica, Ana Haxhimali, Deamishel Hoxha, Megi Pojani and Viola Gjoleka, for their dedication throughout the series and is happy to have contributed by creating all the facilities for their professional growth and enriching the experiences of their vital.

Most importantly, Anabel thanks hundreds of thousands of followers who turned into loyal viewers of our project "Hostel by Anabel" and with their commitment and interest, inspired us to continue this project and continue to inspire us for projects that over the years we realized that are closer to their heart, like movie series, movies, etc.

As a company that stands out for its authentic creativity and innovation, Anabel will continue its mission to bring you other formats, which thanks to the hard work and lectures we have received on this 11-year journey, will always be and closer to the standards required by the international market.

Starting from a new film project that is "under-construction" and for which we are very enthusiastic, we believe that it will set a new standard in the Albanian serial market.

After an unprecedented spring in the history of mankind, we wish you to enjoy as much as possible the freedom of an unguaranteed wine.

View this post on Instagram

A post shared by The Anabel Life (abanabel_media) on