Pas autorit 65-vjeçar që abuzoi me 15-vjeçaren, fshihet një e shkuar me histori të përsëritura ngacmimesh seksuale.
Prej rreth 2 vitesh, autoritetet kishin marrë informacione se 65-vjeçari ngacmonte seksualisht fëmijë të mitur, por ndonëse është shoqëruar disa herë në komisariat, kundrejt tij nuk ka patur asnjë denoncim.
Burime zyrtare kanë bërë me dije se rasti i 15-vjeçares nuk është rasti i tij i vetëm. Gjatë punës së tij si roje shkolle në 3 godina të ndryshme, ai është përballur me ankesa dhe shqëtësime të ngritura nga prindërit, por masa e vetme që është marrë kundrejt tij ka qenë shkarkimi.
Rreth një viti më parë, ai punonte në një nga shkollat e zonës së Babrrusë bashkë me të birin dhe shkak për shkarkimin nga puna ishte bërë ky vetë ky i fundit.
Nga ana tjetër, edhe banorët e zonës pohojnë se nuk është hera e parë që dëgjojnë akuza të tillë kundrejt 65-vjeçarit, duke e cilësuar si "mostër".
Sipas raportimeve të policisë, i moshuari videon e përdhunimit ua ka dërguar tre djemve të tjerë, të cilët më pas e shantazhonin për të kryer marrëdhënie seksuale me të.
Burimi: Abc News