News

Si ky shtet me 97 milionë banorë ka 0 vdekje nga koronavirusi

Si ky shtet me 97 milionë banorë ka 0 vdekje nga koronavirusi
Golden Bridge, Da Nang

Kur bota ktheu sytë nga Azia për të gjetur shembuj suksesi në lidhje me trajtimin e shpërthimit të koronavirusit, shumë vëmendje morën vende si Koreja e Jugut, Tajvani dhe Hong Kongu. Por pati edhe një histori suksesi, e cila u anashkalua paska – Vietnami.

Vietnami, një vend me 97 milionë banorë, nuk ka raportuar asnjë vdekje të vetme dhe që prej shpërthimit, ka konfirmuar vetëm 328 të infektuar, pavarësisht kufirit të gjatë me Kinën dhe miliona vizitorëve kinezë çdo vit. Situata duket e jashtëzakonshme duke marrë parasysh që Vietnami është një vend me të ardhura më të ulëta dhe një sistem shëndetësor më pak të përparuar se vendet e tjera në rajon.

Për skeptikët, numri zyrtar i të infektuarve në Vietnam është shumë i ulët për të qenë i vërtetë, por Guy Thwaites, një mjek i sëmundjeve infektive që punon në një nga spitalet kryesore të caktuar nga qeveria vietnameze për të trajtuar pacientët me Covid-19, tha se shifrat zyrtare përputhen me ato në realitet.

Natyrshëm lind pyetja, si ja doli Vietnami të menaxhonte me sukses koronavirusin? Përgjigjja, sipas ekspertëve të shëndetit publik, është një kombinim faktorësh: reagim i shpejtë i qeverisë, reagim i menjëhershëm për të parandaluar përhapjen, gjurmimi i rreptë i kontakteve, karantinimi dhe komunikimi efektiv publik.

Vietnami filloi përgatitjet për shpërthimin e Covid-19 disa javë para se të zbulohej rasti i parë. “Ne nuk pritëm udhëzimet e OBSH-së. Ne morëm dhe mblodhëm të dhëna brenda dhe jashtë vendit për të vepruar shpejt,” tha nënkryetari i Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin Kombëtar të Higjienës, Pham Quang Thai.

Në fillim të janarit, çdo aeroport kishte një vend për kontrollin e temperaturës. Udhëtarët që kishin ethe dhe temperaturë, izoloheshin nga pjesa tjetër dhe monitoroheshin nga afër.

Në mes të janarit, qeveria udhëroi agjencitë qeveritare të merrnin masa drastike për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe dhe të forconin karantinimin mjekësor në kufi.

Në 23 janar, Vietnami konfirmoi dy rastet e para me koronavirus. Ishin dy persona, babë e bir, që kishin patur kontakte me Wuhan-in, ku nisi përhapja e virusit. Të nesërmen, autoritetet e aviacionit anuluan të gjitha fluturimet drejt Wuhan-it. Në 1 shkurt, Vietnami shpalli epidemi kombëtare – me vetëm gjashtë raste të konfirmuara me Covid-19. Të gjitha fluturimet me Kinën u ndërprenë. Në fund të marsit, Vietnami pezulloi hyrjen e të gjithë të huajve në vend.

Po kështu, autoritetet mjekësore gjurmuan me rigorozitet kontaktet e pacientëve të konfirmuar me koronavirus dhe i vendosën në karantinim të detyrueshëm për 2 javë. Pacientët duhet t’u jepnin autoriteteve shëndetësore një listë të gjatë të të gjithë personave që kishin takuar në 14 ditët e fundit. Njoftimet vendoseshin nëpër gazeta dhe transmetoheshin në televizion për të informuar publikun. Kështu njerëzit që shihnin emrin në lista e kontakteve të të infektuarve, tregonin kujdes dhe komunikonin me specialistët.

Që prej fillimit, qeveria vietnameze komunikoi qartë me publikun: u hapën faqe të dedikuara për virusin, linja telefonike dhe aplikacione për këshilla mjekësore. Në fund të shkurtit, qeveria publikoi edhe një këngë, të bazuar në një hit pop vietnamez, për të udhëzuar njerëzit se si të lanin duart. Momentalisht videoja ka më shumë se 48 milionë shikime.

Burimi: CNN

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

As a state with 97 million inhabitants there are 0 deaths from coronavirus

Si ky shtet me 97 milionë banorë ka 0 vdekje nga koronavirusi

When the world turned its eyes away from Asia to find examples of success in dealing with the coronavirus outbreak, much attention was paid to countries like South Korea, Taiwan and Hong Kong. But there was also a success story, which was later overlooked - Vietnam.

Vietnam, a country of 97 million people, has reported no single deaths and since the blast has confirmed only 328 infections, despite the long border with China and millions of Chinese visitors each year. The situation seems extraordinary given that Vietnam is a country with lower incomes and a less advanced health system than other countries in the region.

For skeptics, the official number of infected in Vietnam is too low to be true, but Guy Thwaites, an infectious disease doctor working at one of the main hospitals designated by the Vietnamese government to treat patients with Covid-19, said official figures match those in reality.

Naturally, the question arises, how did Vietnam manage to successfully manage coronavirus? The answer, according to public health experts, is a combination of factors: rapid government response, immediate response to prevent proliferation, strict contact tracking, quarantine and effective public communication.

Vietnam began preparations for the Covid-19 explosion a few weeks before the first case was discovered. "We did not accept the WHO guidelines. We received and collected data at home and abroad to act quickly, ”said Pham Quang Thai, vice president of the Infectious Diseases Control Department at the National Institute of Hygiene.

In early January, each airport had a place for temperature control. Travelers who had a fever and fever were isolated from the rest and monitored closely.

In mid-January, the government instructed government agencies to take drastic measures to prevent the spread of disease and strengthen medical quarantine at the border.

On January 23, Vietnam confirmed the first two cases of coronavirus. It was two people, a father and a son, who had been in contact with Wuhan, where the virus began to spread. The next day, aviation authorities canceled all flights to Wuhan. On February 1, Vietnam declared a national epidemic - with only six cases confirmed by Covid-19. All flights with China were suspended. In late March, Vietnam suspended the entry of all foreigners into the country.

Also, the medical authorities rigorously tracked the contacts of patients confirmed with coronavirus and placed them in mandatory quarantine for 2 weeks. Patients had to give the health authorities a long list of all the people they had met in the last 14 days. Announcements were placed in newspapers and broadcast on television to inform the public. So people who saw the name on the contact list of the infected showed care and communicated with specialists.

From the beginning, the Vietnamese government clearly communicated with the public: dedicated sites dedicated to the virus, telephone lines, and medical advice applications were opened. In late February, the government also released a song, based on a Vietnamese pop hit, to guide people on how to wash their hands. The video currently has more than 48 million views.

Source: CNN