Celebrity Style

Victoria Beckham surprizon sërish: Këtë veshje nuk e priste askush

Shkruar nga Anabel

28 Maj 2020

Victoria Beckham surprizon sërish: Këtë veshje nuk e priste

Kur bëhet fjalë për veshjet e Victoria Beckham, ikona e modës është gjithnjë e kuruar në detaje. Veshjet e saj, qofshin këto edhe veshjet e përditshmërisë, janë gjithnjë elegante, përgjithësisht pjesë e koleksioneve të saj. Por duket se karantina e shndërroi edhe Victoria-n në një mënyrë që jo të gjithë e prisnim. Pas fotos me buzëqeshje, Beckham surprizon sërish.

Victoria Beckham surprizon sërish: Këtë veshje nuk e priste
Victoria në një ditë të zakonshme

Dizajnerja postoi një foto ku duket teksa qëndron përpara laptopit. Aq të famshme janë kostumet e saj, sa nuk është çudi që njerëzit të mendojnë se Victoria nuk vesh kurrë pantofla dhe pantallona të shkurtra. Por ja që e paskërkemi patur gabim.

Siç mund ta shihni, ajo mban veshur një palë pantofla Drew House, linja e veshjeve të Justin Bieber, dhe pantallona të shkurtra xhins. Pamje e rrallë e dikujt që pothuajse nuk shihet kurrë pa këpucë me takë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on

Burimi: Vogue

MOS I HUMBISNI