Anabel Mama

Aplikacione të vlefshme për prindërit që thjesht kanë nevojë për pak pushim

Shkruar nga Anabel

26 Maj 2020

Aplikacione të vlefshme për prindërit që thjesht kanë

Të kujdesurit për fëmijët mund të shkaktojë që shumë prindër të lënë veten pas dore dhe për këtë arsye psikologët këshillojnë praktikën e meditimit, të cilën mund ta nisni paraprakisht duke shkarkuar aplikacionet e mëposhtme.

Mindful Mamas është krijuar nga një psikologe e licensuar për fëmijët, familjen dhe shkollat pas përvojës së saj me depresionin pas lindjes. Mindful Mamas shërben që nënat të përqëndrohen te mendimet e tyre.

Aplikacione të vlefshme për prindërit që thjesht kanë

Mind the Bump ka për qëllim që të ndihmojë prindërit që të menaxhojnë një sërë pasigurish dhe emocionesh në lidhje me shtatzëninë dhe përvojën e re të prindërimit.

Aplikacione të vlefshme për prindërit që thjesht kanë

Expectful është përgjithësisht vetëm për nënat shtatzënë, por megjithatë gjen përdorim edhe për periudhën e paslindjes. Expectful ofron mënyra për të përballuar sfidat e përditshme të prindërimit.

Aplikacione të vlefshme për prindërit që thjesht kanë

Headspace përpiqet ta bëjë meditimit jashtëzakonisht të këndshëm për përdoruesit dhe kjo mund të jetë një nga arsyet pse është ndër më të popullarizuarit.

Aplikacione të vlefshme për prindërit që thjesht kanë

Breethe dallon për lehtësimin e stresit dhe lodhjes si edhe shërben për të menaxhuar jetën e përditshme.

Aplikacione të vlefshme për prindërit që thjesht kanë

Calm është i përkryer për fillestarët dhe shërben si një praktikë e përditshme meditimi.

Aplikacione të vlefshme për prindërit që thjesht kanë

Burimi: Healthline

MOS I HUMBISNI