Letra 1
Jam e lumtur ne marrdhenien time por... Mirembrema anabel..!! Do doja shuum te ma postoni ju lutem ,sepse jam me te vertet shum keq,do doja mendimin e e tjerve ne lidhje me kte qe me ka ndodhur mua. Un nuk jetoj ne shqiperi,jam e martuar prej dy vitesh. Mbreme isha vetem,sepse burri ishte ne pune, po shihja ne kompjuter disa filmime familjare dhe papritur me del nje privat video,thashe ta hap ca esht me vete,cte te shoh shoh burrin tim duke kryer marredhenie me nje femer(me ka pas treguar burri qe ka bere video me nje femer para se tme njihte muai thash me trego me tha qe nuk ta tregoj se nuk esht mire per ty) ua 10 min duke pare un,po me dridhej trupi ,mu duk nje gje shum e shpifur teksa shihja burrin tim me nje tjeter.E mbylla kompjuterin edhe thash do me kaloje se fundja ate video e kishte bere para se tme njihte mua,por kur erdhi ne shtepi ai un nuk doja ta shihja me sy,qe mbrem dhe deri tani ne keto momente e kam parasysh ate videon ,po cmendem ju betohem...e dua shum burrin sa nuk jetoj dot pa te. Ju lutem postojeni ,anonim ju lutem.
Letra 2
pershend anabel ,,dua te tregoj historin time mbi temen ,,,une jam shum e lumtur ne mardhenien time por i dashuri im esht i martuar ,,,,,,,,e dua shum kenaqem me ate dhe ai me do shum por nk do te ndahet nga gruaja e tij ,,,,,pff dhe kjo esht e vetmja gje qe na pengon ju lutem anonim
Letra 3
Prsh.Anabel jam e lumtur ne marrdhenien time bashkshortore, por ajo qe me ben mos ta shijoj kte lumturi esht ishi im qe sme ndahet akoma ,po me shkaterron familjen edhe pse ia kam bere te ditur se mes nesh smund ket gje bashk ,per hir te familjes time qe kam krijuar ,ai shfrytezon cdo moment te puna per tme shprehur dashurin ,fati keq ka dashur qe te punojm ne nje profesion ,me esht bere makth ,edhe pse thelle thelle brenda vetes dhe un e dua por esht familja ime ne mes ,ndersa ai esht shprehur qe betohet qe nuk do dua kurr femer tjeter do dhe me kerkon te paktwn pakes dashuri ,jam ne hall ,nuk dua ti krijoj vetes opinion te keq ,ai esht thembra akilit qe me torturon imagjinaten time ,ka bere shum cmenduri per tme treguar qe esht gati te perballet me gjithcka vec tme ket ,e fundit ishte se i perplasi pak makinen burrit si padashje me qellim ,vec qe te futet ne muhabet me te ,ja rregulloj dhe arriti ta ftoj dhe per drek gjoja si per mirkuptim ,nuk di cte bej ,anonim plzzzzz
Letra 4
Prsh Anabel me temen qe esht sonde po shkr dhe un historin time.. Kam nje vit qe jam e fejuar e dua shum te fejuarin tim , gjithashtu dhe ai per mua ndoshta me do dhe me shum se un ate, jam sh e lumtur. Por lumturin time e zbehin njerezit e keqij smirushet Un vet jam nga qyteti dhe jam fejuar ne fshat ky esht problemi. im se ma nxin jeten njerezit dhe familja.. Cdeshe ti ne fshat, a skishte tj me te mir , mbaruan te qytetit. , do kujdesesh ti per tokat etj etj un mrx shum dhe kjo ndikon ne marr ton nuk e shtyj dot me edhe pse i fejuari me thot qe do marim shtepia ketu ne qytet perseri nuk duroj dot me me duket se do cnendem..pres mendimet tuaja cte bej.. anonom te lutem se po e mori vesh ai me la perfundimish pastaj
Letra 5
Jam e lumtur ne marrshenien time por.. Pershendetje Anabel. Historia ime fillon rreth 8 muaj me pare. Sic mund te ndodhe ne shume raste,kur kemi simpati per nje personazh te njohur per vetite apo aftesite e tij/saj ne nje fushe te caktuar te jetes,edhe une bera te njejten gje. Me kishte ndodhur shpesh te pergezoja personazhe te ndryshme ,femra e meshkuj ,kengetare,aktore,sportiste,artiste etj ,mund te me kishin kthyer nje pergjigje ne shenje falenderimi dhe kaq! Por me personazhin ne fjale (sportist) nuk ndodhi keshtu. E urova thjesht si fanse per arritjet e tij gjate asaj periudhe dhe duke me falenderuar per fjalet e mira ,dukej qe po shfaqte interes per te me njohur me shume . Duke qene se nuk hyj tek njerzit aventuriere qe e marrin jeten si tju vije,mu duk jasht temperamentit tim nje njohje nepermjet fb-se,aq me teper me nje personazh te njohur . Folem me dite me rradhe,ai ishte krejt ndryshe nga njeriu qe mendoja une:nje djale i thjeshte ,i kendshem dhe terheqes ne bisede dhe mbi te gjitha tipi qe do te doja une,djali qe di te jete ne nje njejten vije lineare me nje femer,jo ne disnivel. U takuam ne nje nder baret e qytetit,isha tej mase ne siklet,ai po ashtu. Nuk kemi folur shume heren e pare. Por nuk e di pse nuk me terhoqi aq sa mendoja. Pas disa kohesh lidhemi. Te them te drejten me pelqente fakti qe ishte shume i respektueshem dhe shume djale i mire por nuk e di pse nuk me terhiqte shume. Nuk e di pse. Pas ca kohesh u shkeputem por jo paqesisht,disa mosmarveshje idjoteske. E ndava mendjen qe nuk do te flisja me me te,e shava dhe ofendova keq duke e degjeneruar ne nje menyre qe mua nuk me shkon pershtat me tipin qe kam por faktikisht kisha njefare te drejte nga arsyet qe me dha per tu sjelle ashtu. Ai perseri insistonte duke gjetur lloj lloj arsyesh vetem qe une ti flisja. Une perseri me timen,shaj e ofendo. Pas disa kohesh,as vet se di sesi mu kthye mendja ,filloj e zbutem perseri. Folem dhe u sqaruam,i kerkova falje per menyren time harbute te te folurit dhe i thash qe e vetmja gje qe me ka ber te flisja ne ate lloj menyre ishin thjesht nervat. U pajtuam dhe u rilidhem. Tani me eshte ber shume i afert,jam tej mase e lumtur kur e takoj kur bisedoj me te e kur e degjoj teksa me jep mendim ne lidhje me gjerat qe diskutojm se bashku. Ndiej qe e kam shume perzemer,qe deshiroj te jem pergjithmone me te,pavarsisht faktit se nuk ka kaluar kohe e mjaftueshme per ta thene kete. Une e ndiej vertet shume. Por ai nuk eshte me i pari,pavarsisht se me ka po aq perzemer sa e kam. Shkak jan bere disa probleme te tijat,qe ndonjehere une ne inat e siper,kur nuk dua ta kuptoj me,dhe sidomos kur jemi larg,me hipin nervat dhe filloj e flas papushim duke i nxjerre lloj lloj argumentash ,ndersa ai ma pret shkurt "nuk dua te zihem me ty" . Une i them vetes "reflekto e zbutu" por nuk e bej dot. Filloj e qaj ca nga nervat ca nga merzitja. Dua te jem me e qete me e duruar dhe dicka me mosperfillese por nuk e bej dot. Problemet e tij ,ne ndikim me padurimin tim po me shkaterrojne mua dhe po e merzitin ate Anonim ju lutem
Letra 6
Jam e lumur me marredhenien time por... Pershendetje! Une dhe bashkeshorti im kemi nje marredhenie te mrekullueshme bazuar ne dashuri dhe respekt por problemi im eshte familja e tij. Theksoj problemi im sepse une ndjehem shume keq qe marredheniet me prinderit dhe motren e tij jane te shume te keqija. Qe ne fillim te njohjes sone ato kane qene kundra lidhjes sone duke u perpjekur me te gjitha menyrat per te na ndare. Arsyet kane qene shume banale, edhe kerkesa shume vetjake nga ana e tyre duke mos menduar aspak per lumturine e djalit dhe vellait. Une sillesha shume mire, nuk beja debate madje deri ne piken qe mbyllesha ne dhome gjithe diten per te evituar nje konflikt ne shtepi. Bashkeshorti im arriti ne nje konkluzion qe ato nuk do me pranonin kurre si bashkeshorten e djalit edhe ishte e pamundur per te bashkejetuar bashke, keshtu qe ne u ndame per te jetuar ne nje shtepi me vete. Tashme kane kaluar dy vjet nga martesa jone edhe prinderit me motren nuk me respektojne, nuk me pranojne si bashkeshorte dhe nuse e familjes. Bashkeshorti im po mban nje qendrim shume te ashper ndaj tyre duke i bere te qarte se kjo eshte familja ime edhe lumturia ime, nese ju nuk e respektoni dhe nuk e pranoni nuk do keni marredhenie me mua, madje nuk do me shikoni me sy kurre as mua as femijet e mij. Edhe pse ky qendrim ishte e domosdoshem sepse ato filluan te me shqetesonin shume mua edhe te me ofendonin une perseri nuk ndjehem mire edhe e lumtur. Ajo eshte familja e tij edhe une ndjehem fajtore qe bashkeshorti im nuk flet edhe nuk ka marredhenie, familja eshte nje gje e rendesishme per cdo individ edhe kurre nuk do te deshiroja qe ne mos flasim. Prinderit dhe motra e tij me bejne fajtore mua per gjithcka per gjendjen qe kemi arritur, duke me akuzuar qe une se le ate edhe e detyroj mos flasi me ato. Ndjehem shume keq sepse nuk eshte e vertete, une jam perpjekur gjithmone te rregulloj marredheniet edhe ti afroj por ka qene e pamundur, madje edhe bashkeshorti im ia ka ndaluar atyre te vijne ne shtepi. Me vjen shume keq qe familja eshte ndare per shkak te disa mentaliteteve te vjetra edhe disa kerkesa shume te mocme Shqiptare, duke kerkuar qe nusja te jete nje sherbetore e shtepise edhe nje robot i udhehequr nga familja e burrit. Besoj se keto jane probleme shume te medhaja ne shoqerine tone Shqiptare qe arrijne edhe shkaterrojne familjet dhe dashurite. Te lutem anonim.