Në episodin e sotëm të “Hostel by Anabel: Si n’jetë’, Dea pati një ide gjeniale për t’u punuar një rreng Violës dhe Megit. E gjitha nisi pasi Ana u nxeh mbi faktin që vajzat komunikonin me djalin me të cilin doli në takim, PA dijenën e saj. Ana u nxeh, Deas i lindi ideja.
Ideja: Dea
Bashkë-ideatore: Ana
Bashkëpunëtorë: Ernesti dhe Alberta
Djali i infiltruar në misioni: Hazizi
Mjetet e nevojshme: Maskë, pistoletë (lodër) dhe pranga
Vendi i misionit: Shtëpia
Objektivi: Megi dhe Viola
Dikush në komente e quajti rrengun tipik për ballkanasit dhe ka të drejtë! Në fillim, situata u duk si shaka, por pasi djaloshi i maskuar këmbëngulte për telefonin e Megit, gjërat u komplikuan.
E qeshura e Ernestit prishi pak punë në fund, por s’po zbulojmë më shumë seç duhet.