Social Buzz

Njihuni me chef-in 1-vjeçar që ka plot 1 milion ndjekës në Instagram!

Shkruar nga Anabel

23 Maj 2020

Njihuni me chef-in 1-vjeçar që ka plot 1 milion ndjekës në

Chef-i më i vogël i kuzhinës është vetëm 1-vjeç, por deri tani numëron 1 milion ndjekës në Instagram! Bebushi i quajtur Kobe, është shumë i famshëm për "gatimet" e tij, por mbi të gjitha për mënyrën e adhurueshme si i shijon ato!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KOBE EATS (@kobe_yn) on

Në videot e publikuara, chef-i i vogël shfaqet duke përgatitur receta të ndryshme që i provon herë pas here gjatë procesit. Pasioni për kuzhinën dhe lidhja e veçantë e 1-vjeçarit me ushqimin, ka habitur ndjekësit të cilët mbeten gojëhapur pas çdo videoje.

"Gatimi është një prej gjërave që ai bën më shumë në shtëpi. Bën shumë qejf kur kombinon përbërës dhe unë mendova që fillimisht këto momente t'i ndaj vetëm me miqtë dhe familjarët e mi. Pastaj, hapa këtë Instagram në fund të shkurtit. Nuk e prisnim kurrë që të kishte kaq shumë ndjekës!"- u shpreh mamaja e bebushit për CNN, e emocionuar që videot e të birit bëjnë për të qeshur njerëz kudo në botë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KOBE EATS (@kobe_yn) on

"E gjithë kjo na bën të ndjejmë se po bëjmë gjënë e duhur si prindër duke rritur një fëmijë që ka aftësinë të bëj këdo të ndihet mirë. Ne marrim qindra mesazhe nga njerëz që tregojnë sa ngjitës është personaliteti i tij."

Prindërit e 1-vjeçarit e kanë kuptuar që kuzhina është vendi perfekt për chef-in e vogël pasi ai aty eksploron, mëson, bën rrëmujë dhe shijon!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KOBE EATS (@kobe_yn) on

"Ai kërkon gjithë kohës për përbërës të rinj, ndjen teksturën e tyre, do të mësojë praktika të reja kombinimi dhe i bën gjithë qejf. Besojeni ose jo, ai më ndihmon kur unë gatuaj. Bëhet shumë pis, por punë e madhe. Vendi pastrohet sërish, kujtimet mbesin.

Që vogëlushi është një kuzhinier i lindur do ta shihi nga mënyra si i sheh përbërësit e gatimit, si i shijon dhe si vepron me to. Gjithçka me djath, është pjata e preferuar e chef-it me 1 milion ndjekës.

MOS I HUMBISNI