
Kanë kaluar shumë vite që nga dalja e The Devil Wears Pranda në ekranin e kinemasë. Një pjesë e dytë e librit me të njejtin titull, e titulluar Hakmarrja vesh Prada: Rikthimi i Djallit, u publikua vitin e shkuar, por filmin ikonik nuk e zëvendëson dot.
Emily Blunt, një prej aktoreve, e cila u ribashkua në ekranin e kinemasë me Djallin (Meryl Streep) në filmin Into the Woods, u pyet për një pjesë të dytë të mundshme.
"Do ta bëja, por vetëm nëse gjithë të tjerët pranojnë", tha Blunt. "Nuk e di pse nuk është bërë, por duhet ta bëjmë!".
Ajo nuk është e vetmja aktore, e cila ka shprehur optimizmin e saj në lidhje me filmin e dytë. Anne Hathaway ka thënë se do ishte shumë argëtuese dhe "Do të doja shumë, por nuk e di nëse e kanë në plan".
Tani duhet vetëm të hedhë firmën Meryl Streep dhe voila!
Burimi: Harper's Bazaar
#showbiz