Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij, Erzina presin të bëhen së shpejti prindër të një vajze! Çifti, i kurorëzuar në dhjetor të vitit të shkuar, duket se kanë gjithçka gati për ardhjen e bebushes. Përfshi këtu edhe emrin!
Burime për Prive, bëjnë me dije se çifti do të quajë vogëlushen Iza! Ka qenë babai i Erzinës, i cili përmes disa postimeve në Instagram ka zbuluar emrin Iza!
Ç'kuptim ka emri i zgjedhur nga çifti?
Iza është emër vajze shumë i famshëm në kulturën hebre, që është gjithashtu vendi i origjinës së emrit. Kuptimi i emrit Iza është (Zoti është premtimi im) dhe një tjetër variant i këtij emri në vende të ndryshme të botës është Izabela.
Më shumë ky emër është i përdorur në Amerikë dhe Poloni. Duke marrë parasysh emrin e partneres së reperit, ndoshta kanë dashur diçka të ngjashme me Erzina, që sigurisht të ketë kuptim të veçantë.