Letra 1
Mirmbrema Anabel! Realisht nuk do te doja te tregoja punet vullnetare apo ndihmat qe kam dhuruar ne disa qendra! Por me se shumti dua te flas per kenaqesine qe ndjen kur i sheh ne sy teksa ju dhuron apo perkujdesesh per ta! Une jam e angazhuar per kategorine e 3 te njerzve,ate te te moshuarve! Ndjej nje dobesi te madhe per ta! E ndjej ''detyrim'' ti ndihmoj ne keto dite kur ata kane mese nevoje! Me ka ndodhur shpesh here te grindem ne rruge me njerez te cilet i keqtrajtojne,i shtyjne,tallin apo dhe ju marin te shkoqurat qe ata grumbullojne. Eshte e tmerrshme teksa shoh te rinj dhe te reja qe sillen ne ate forme kur duhet te benin tejet te kunderten! Me ka ndodhur te debatoj ashper dhe me ''zonja'' te cilat punojne ne keto qendra sepse realisht ekziston nje hipokrizi e papare tek to. Pervec punes qe bejne apo trajtimit si objekte,ndoshta dhe nje vazo me lule do te trajtohej me butesisht ose nje filxhan kafe teksa kalon nga nje tavoline tek tjetra do te transportohej me me shume kujdes se keta te moshuar ne duart e tyre! Une jam studente e vitit te fundit bachelor dhe me eshte dashur te mbledh kursimet e mia te pakta per t'i ndihmuar disi,derisa nje dite kuptova se ato nuk shkonin tek personat por ne xhepat e personelit,eshte per te luajtur mendsh nje fakt i tille. Prandaj tani i ndihmoj me veshje,tek tuk ndonje lloj ilaci qe kane nevoje apo dicka qe ju duhet,por kurrsesi skam per te cuar serisht te holla! Nese dikush arrin ne ate moshe qe nuk i mbajne kembet dhe shikimi i turbullohet,e te rrezohet para kembeve,pse duhet ta kapercesh,jepi doren dhe ngrije,nuk po kerkon askush t'i fshish pluhurin,por te pakten tregohu i njerezishem,nje jete kemi,le te bejme mire aq sa mundemi! Le ta leme nje kafe per neser,rrobat firmato neser do te dalin nga moda,pune e madhe se kete jave nuk i kemi thonjte me xhel, dhe te ndihmojme keta njerez! Eshte mrekulli qe dikush te buzeqeshe ,te te shtrengoje doren dhe arsyeja te jesh ti! Kam mare kaq shume bekime nga keta njerez sa e ndjej shpirtin gjithmone e me plot! Gjithmone e me e lumtur! Uroj Krishtlindje te bekuara per te gjithe! Anonim ju lutem !
Letra 2
Pershendetje Anabel,
Kjo mund te jete nje leter shume ndryshe nga ato qe merrni zakonisht…
Te gjithe ne i kemi dobesi gjysherit tane. Disave prej nesh na kane rritur, na kane treguar perralla, here te tjera na kane mbrojtur kur kemi bere ndonje gabim ne sy te prinderve, ose ne disa raste na e kane bere qejfin duke na dhene nje cope torte me shume, edhe pse mami ka thene jo. Dhe pasi rritemi, e mund te marrim vete vendimin per te ngrene ate copen e dyte te tortes, vjen momenti qe kujdesin ndaj gjysherve duhet ta bejme ne. Madje edhe t’ja bejme qejfin ne menyra te ndryshme. Si per shembull t’i festojme 90-vjetorin e saj me te gjithe te afermit.
Kjo leter i dedikohet @Anila Celaj, mbeses qe do t’i beje qejfin gjyshes se saj me nje feste per pervjetorin e ditelindjes.
Anila, deshira jote u realizua. Ti na e shprehe tek lista jone e deshirave ne Facebook http://a.pgtb.me/VgktKZ dhe ne po ta bejme realitet. Shume shpejt nje feste e madhe te pret ne Vlore, keshtu qe bej gati gjyshen dhe gjithe familjaret!
Gezuar festat nga Vodafone ?#deshiratrealizohen
Letra 3
Pershendetje Anabel. Jam nje djal 24 vjec, vij nga nje familje e shtresave normale. Me terhoqi tema te tregoj nje pjes nga historia familjare imja. Kishim gjiton nje nene, grua, femer teper te ndershme, te lart, e dashur, por ajo u semure rende dhe ne prage te largimit nga jeta la amanet femijet e saj nenes time, kishte 2 vajza dhe nje djal. Ishin te nje shtrese normale, babai i tyre punonte por leket i linte ne bingo, bixhoz, pinte dhe naten vone kthehesh ne shtepi. Femijet rrinin tek ne, dhe pse nuk kishim shume prap i mbanim prane, jepnim c'te kishim, ne vitin e ri mbaj mend babi na tha: Ne shume nuk kemi po te pakten gezojme shendet, kemi plot, zoti te na e shtoj, ne vend qe te marim dy gjela deti per vete marim nje per vete dhe nje per ata femije se jane jetim. Nuk patem kundershtim absolutisht po u gezuam shume nga ky fakt humanizmi. Shkoj babi me nje nga ato gocat ne dyqan dhe i tha: mer c'do gje qe duhet, per leket mos mendo. I blen 1 kadaif, molle, portokalle, pije, veré, arra, gjel deti dhe nuk me kujtohet tjeter. C'do gje qe morem ne moren dhe ata, erdhi dita qe vajza e madhe u rrit, babi e njohu me nje djal dhe e fejohu, ka ardhur babai i saj tek ne ka qare si femije nga gezimi, e derguam ne greqi atje kish pasuri te madhe i shoqi asaj. Dhe deri tani vone vajza tjeter tek ne rrinte, e mbaja si moter, i flisja, e keshilloja per gjithcka tamam si moter. para 3 muajsh ajo ishte tek shtepia ime dhe mbaj mend qe i fola se fliste ne tel fshehur dhe pse ma mori per dobesi, shkon ne shtepi dhe mer vesh qe dhe i jati kish vdekur ne pune. O zot sa keq na ka ardhur. nuk ka shkelur me tek ne. Pyesim veten ca i kemi bere qe u larguan vetem se i mbanim me te ngrene, me te pire. Gjithsesi prap po mundohemi ti bejme nje nder qe te kene nje fitim ekonomik teper te madh. ... Dua dhe kete vit te ndihmoj dike, e them nga shpirti se e ndjej, une kam nje pune timen dhe nese do gezoja te pakten zemren e nje nene, motre do i falja pagen time. Me dhimbsen vuajtjet se kam vuajtur vet.
Ju uroj shendet, mbaresi, dashuri, gezim e c'do te mire qe egziston fansa. Respekte ne vecanti Tsena Gezuar vitin e ri
Letra 4
Pershendetje! Per temen e sotshme dua te tregoj se si njerezit e mire egzistojne. Madje mund te them engjej. Po shikonim lajmet Nje nate Dhe tek news24 dha Nje emisjon per Nje familje nga vendlindja qe ishte ne kushte te mjerueshme, I ushqenin femijet me kokrra misri. Ate nate nuk me zuri gjumi nga trishtimi, kur vjen mengjesi I them burrit : si thua ti ndihmojme pak ate familjen meqe qeka Dhe nga anet tona. Nuk jemi te pasur por bejme Nje jete normale. Im shoq punon e Une merrem me rritjen e femijeve. Vendosem te dergojme Nje shume jo shume te madhe por mjaftueshem per te blere ushqime per Nje periudhe kohore. I bej telefon babit qe jeton ne vendlindje Dhe I tregoj si qendronte puna Dhe emrin mos ta dijne. Thjesht nga Nje familje emigrantesh. Ai sigurisht u tregua I gatshem qe te gjente familjen se jetonte ne Nje fshat pak larg nga qyteti. Ndersa Une dergoj parate me Western Union ai bisedon me Nje shok te tij per te gjetur Nje makine per te derguar ushqimet. Shoku merr te birin qe kishte makinen shton Nje zarf me para dhe sebashku te tre e mbushin makinen me ushqime Dhe shkojne te fshati, cte shikojne vertet gjendje e mjerueshme. Familja jetonte ne kasollen e kafsheve. Gjate kthimit djali nuk ka folur fare, kane ndaluar diku per kafe Dhe ka thene. Une kam vendosur te bej dicka me shume per kete familje. Nuk mund tu blej shtepi apo apartment por nese na ndihmon Edhe kryeplaku i fshatit me toke mjaftueshem te ndertojme Nje shtepi modeste atehere Une e sponsorizoj. Qe ti bie shkurt. I ndertuan Nje shtepi si Dhe Ja mobiluan me te gjitha.(divane,tv, frigorifer, sobe etj etj) familja u strehua Dhe priti dimrin e ftohte te veriut ne shtepine e re. Ky njeri qe ndertoi kete shtepi eshte Nje engjell . Ai kurre se tregoi emrin e tij. E beri ne emer te zotit Dhe humanizmit.
Letra 5
Mirembrema Anabel , deri para 3 vjetësh kam qëne vullnetar tek nje spital,shkoja tre here ne jave nga dy ore ,me shume shkonim tek reparti i pediatrise dhe zbaviteshim ,lumturoheshim kur shikonim femijet qe argetoheshin dhe harroeshin nga rutina e perditeshme dhe nga semundjet qe i mundonin cdo dite,ishte kenaqesia me e madhe kur shikoje se ata femije ishin te lumtur per pak minuta ,dhe kjo fale atyre do oreve qe ti i dhuroje atyre,normale qe sa here shkoja blija dhurata te ndryshme me aq euro sa me lejonte xhepi ,por nuk kishte vlere dhurata , femijet ishin te lumtur vetem me kohen qe ne u kushtonim.Per arsye shendetesore nuk munda me te shkoja te beja ate gje aq magjike,por desha te them qe gjithcka qe ne mundemi te dhurojme eshte dashuri ,sepse dashuri kjo eshte , te dhurosh pa pritur asgje mbrapsh qe te te kthehet.Faleminderit nese e poston.
Letra 6
Une kam njoh shume njerez qe bojn vepra te mira, por asnji si Anen. Ajo ka shpirtin mo tbukur ne bote edhe nuk e deklaro asier. Ja ashtu me ato rrobat e saj te thjeshta, me ate buzeqeshje qe ma ndrico diten, ndihmon kedo qe ka mundsi. I dini ato jevgjit qe dun lek te sheshi, Ana i njef tgjith me emra , tashi ka ndrru taktike nuk ju jep mo para po ndalet 1 ore ne rruge ene i pyt pse nuk vazhdojne shkollen ,ose ne ca lagje jane qe te interesohet ajo e ti dergoj vete ajo ne shkolle , sa here shko te shtepia e femijeve e ju dergo rroba ose boshatis raftat qe ka ke shpia ,bo i shporte plot sheqer oriz e ku di un e i co atje...si nuk tha iher o vlla 1 fjal te keqe per njeri,..biles 1 episod mka ngel menje kur shkova me e mor te shkolla ene pashe Anen time po merresh me nje qen endacak aty e nnje grup prapa saj po qeshnin ,kjo as u turbullu fare qe po e tallnin po ju buzeqeshi ene ju boni me dore qe te afroheshin ta preknin qenin ...u afrun ato e filluan duke lujt me ket qenin,,,kurse Ana sikur po fluturonte...po kur do me dhuru gjak ( rrezik ska gjak per vete do me jua dhon tjerve) hahaaha. Kur jemi me shoqeri dhe dikush i bo noj kompliment ose i thot bravo per kto qe bo direkt ajo ndrro teme ,ska qejf fare...gjithmone i vje keq qe nuk o e pasur qe te mund ti ndihmoje robt icik mo shume.. Meqe ti o Ana ime vetem dhuron per te tjeret , kete vit prano ato qe do t sjell une ( ishallah i prano se ka pak kriza ,sguxo robi me i dhuru naj gjo se i ulet dinjiteti femeror me pranu dhurata nga meshkujt ) tdu mi katunare
Letra 7
Pershendetje anabel..sa i perket temes do shkruaj dhe une nje rast..Jam e martuar kam nje vajze te vogel dhe jetoj ne zvicer..Kam nje gjendje relativisht te mire ekonomike..Une jam mjeke e burri ka biznese..Nje dite ne spitalin ku punoj degjova nje cift qe po flisnin shqip dhe po qanin..U afrova dhe u thash nese mund ti ndihmoj..Me treguan rastin e trishtuar..kishin djalin 5 vjecar me kancer ne stomak..nje biznesmen i kishte ndihmuar per te ardhur gjer ne zvicer e u kishte mbuluar nje pjese te shpenzimeve por kur kishin ardhur ketu diagnozat ishin shtuar dhe u nevojiteshin dhe 25.000 fr(afro 30 milion lek) qe djali te kishte mundesi operimi..qanin me denese sepse nuk kishin ku ti gjinin dhe po u ikte nga duart i vetmi djale pas 6 vajzave..Me preku shume ky rast..Vajta e kontrollova djalin dhe pash qe gjendjen e kishte shume te renduar njoftova mjekun dhe i thash te vazhdonte operacionin pasi deri ne fund te tij parate do i kishte ne llogarine e spitalit..Operacioni filloi dhe une telefonova burrin dhe ja shpjegova rastin..ai nuk u mendua gjate dhe per 30 min parate ishin ne llogari..operacioni u krye me sukses djali e mposhti vdekjen..mora prindit e tij i qova ne hotel u pagova dhomat u cova per te ngerene i kam mare cdo dite me makine tek spitali per te pare djalin..sot djali u largua nga spitali drejt shqiperise ku e pret nje jete tjeter..pamvaresisht lutjeve te prinderve te tij une nuk pranova qe emri te me publikohej as mua as burrit pasi ky gjest u be per njerezillek jo per fame..faleminderit
Letra 8
Miremengjes! Duhej dhe kjo leter nga dje!
Pershendetje anabel..dua te shkruaj per doktoreshen nga zvicra ky eshte rast 100%i vertete sepse une jam motra e qunit ne fjale.aho vajze( i them vajze sepse eshte e re ne moshe per ti thene zonje)ka kthyer jeten ne familjen tone.Une jam nga jugu dhe verioret si kam dashur kurr pir u desh ajo vajze nga kukesi per te ndryshuar gjith mendimet qe kisha per ta..Flm zoteri i nderuar qe dhe pse lindur e rritur ne zvicer nuk e ke harruar zemergjeresine e shqipetarit..flm qe shpetuat jeten e vellait tone te vetem.Ajo eshte nje engjell qe mamin tim e trajtoi sikur te ishte e vetja..madje dhe ilaqet qe ja dhan vellait me vete dhe biletat e avionit i ka paguar ajo ka telefonuar 4 here sot per te na kujtuar orarin e ilaqeve..flm o njerez te mrekullueshem..zoti u bekoft ebgjellin e vogel qe keni.Me rrespekt Blerta Dani (flm dhe zotit Besnik Mema qe mundesoi shkuarjen ne zvicer