Anabelizim

Ku jemi sot, ne që dje qanim për Notre Dame-n

Ku jemi sot, ne që dje qanim për Notre Dame-n
Shkrimi në vijim është qëndrim personal i kryeredaktores së Anabel.al, Sindi Salaj.

Dje pas mesnatës përfundova një shkrim dhe herët në mëngjes u zgjova gjithë dëshirë për ta publikuar, pa e ditur që natën, teksa unë shkruaja për Teatrin, Teatri nuk ishte më. Teatri u shemb nxitimthi dhe fshehtas, në një kohë kur “Armiku i Padukshëm” na thuhet se bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë e ne duhet të qëndrojmë brenda mureve të shtëpisë. Masat anti-Covid nuk ishin as më pak dhe as më shumë veçse masa pro-shembjes së Teatrit dhe ja, kështu u zgjuam sot – me protesta, dhunë, revoltë dhe neveri në ditë delikate pandemie.

Nuk dua të flas pse nuk duhej shembur Teatri, sepse pavarësisht se konsiderohet si një nga godinat e para në vend që u ndërtua te parimet e arkitekturës racionaliste, pas shumë kohësh ndërtimesh me bazë neoklasicizmin, sepse pavarësisht mureve me lagështirë që i rezistuan kohës dhe tërmeteve, pavarësisht rëndësisë së nostalgjisë për kontributin e dhjetëra aktorëve, regjisorëve, dramaturgëve, skenaristëve, skenografëve etj., pavarësisht identitetit që i jepte Tiranës, një qyteti që sa zbukurohet aq edhe rrezikon të bëhet mishmash, Teatri nuk është më. Teatri nuk është, sepse ne nuk ishim.

Thënë e gjitha kjo për vetë faktin që një problem ka gjithnjë tri mënyra për t’u zgjidhur: lëre fare, pranoje ose ndryshoje. Ne nuk e pranuam fatin e Teatrit, përkundrazi e lamë në dorën e aktorëve, të cilët u përçanë më vonë, dhe as që morëm guximin ta parandalonim shembjen e tij.

Më thoni sa prej nesh ishin dje brenda godinës së Teatrit, teksa policia përgatiste fandromën për të shqyer muret? Sa prej nesh kanë qenë përkrah aktorëve që në fillimet e protestave? Aktorët janë njerëz si të gjithë ne, kanë halle dhe probleme dhe sigurisht që do të përçaheshin, se në mos u blenë, u kërcënuan. Në mos u kërcënuan, u frikësuan. E nëse s’i kërcënoi njeri, ndryshuan mendje. Si mundëm t’u kërkonim të bëheshin me pahir heronj, për një gjë që na përket të gjithëve?

Ne, që dje qanim për katedralen Notre Dame dhe kontribuam – edhe pse me një vlerë qesharake – për rindërtimin e saj, sot shembëm Teatrin pa dalë ende dielli. Por e dini çfarë është më e habitshme në të gjithë këtë: Pse na bën habi?!

Filozofi francez Joseph de Maistre ka ndoshta një nga shprehjet më domethënëse për pushtetin: “Çdo popull ka qeverinë që meriton”. Ne ulëritëm, shfrymë, shamë dhe shpërthyem për Teatrin, por brenda mureve të shtëpisë ose me postime Instagrami. Ne jemi të zhgënjyer deri në palcë, por jemi sërish brenda mureve të shtëpisë.

Kështu që sado të na dhembë shembja e Teatrit, le ta pranojmë që është rezultat i refuzimit që kemi ndaj vendit. Sado groteske të duket, Teatri do të harrohet dhe historia do të përsëritet sepse si gjithnjë, ne refuzojmë të shohim se ç’ndodh përtej pragut tonë të derës. Askush nuk do të luajë pastër me ne, nëse ne nuk luajmë pastër me veten.

Në vend të mbylljes:

Martin Niemöller – “Në fillim ata erdhën…”

Në fillim ata erdhën për socialistët
dhe unë heshta se nuk isha socialist.
Pastaj erdhën për sindikalistët
dhe unë heshta se nuk isha sindikalist.
Pastaj erdhën për hebrenjtë
dhe unë heshta se nuk isha hebre.
Pastaj erdhi radha ime,
por s’kish mbetur më askush
që të fliste për mua.

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Where we are today, we cried for Notre Dame yesterday

Ku jemi sot, ne që dje qanim për Notre Dame-n

Yesterday after midnight I finished writing and early in the morning I woke up with all the desire to publish it, not knowing that at night, as I was writing for the Theater, the Theater was no more. The theater collapsed hastily and secretly, at a time when the "Invisible Enemy" is telling us that it is wreaking havoc on the streets of Albania and we must stand within the walls of the house. Anti-Covid measures were neither less nor more than the pro-demolition measures of the Theater, and so we woke up today - with protests, violence, revolt and disgust on the delicate day of pandemics.

I do not want to talk about why the Theater should not be demolished, because despite being considered one of the first buildings in the country to be built on the principles of rationalist architecture, after a long time of construction based on neoclassicism, because despite the damp walls that resisted time and earthquakes. despite the importance of nostalgia for the contribution of dozens of actors, directors, playwrights, screenwriters, scenographers, etc., despite the identity given to Tirana, a city that is so decorated and in danger of becoming a monster, the Theater is no more. Theater is not, because we were not.

Having said all this about the fact that a problem always has three ways to solve it: leave it at all, accept it or change it. We did not accept the fate of the Theater, on the contrary we left it in the hands of the actors, who later split up, nor did we dare to prevent its collapse. Tell me how many of us were inside the Theater building yesterday as the police prepared the fandrom to tear down the walls? How many of us have been with the actors since the beginning of the protests? Actors are people like all of us, they have worries and problems and of course they would be divided, that if they were not bought, they were threatened. If they were not threatened, they were frightened. And if no one threatened them, they changed their minds. How could we ask them to unwittingly become heroes for something that belongs to all of us?

We, who yesterday cried for Notre Dame Cathedral and contributed - albeit with a ridiculous value - to its reconstruction, today demolished the Theater without the sun rising yet. But do you know what is most surprising about all this: Why surprise us ?!

The French philosopher Joseph de Maistre has perhaps one of the most significant expressions of power: "Every nation has the government it deserves." We screamed, screamed, screamed and exploded for the Theater, but inside the walls of the house or with Instagram posts. We are disappointed to the core, but we are still inside the walls of the house. So, no matter how much the collapse of the Theater hurts us, let's admit that it is the result of our rejection of the country. As grotesque as it may seem, the Theater will be forgotten and history will repeat itself because, as always, we refuse to see what happens beyond our doorstep. No one will play clean with us unless we play clean with ourselves.

Instead of closing:

Martin Niemöller - "At first they came…"

At first they came for the Socialists
and I was silent that I was not a socialist.
Then came the trade unionists
and I was silent that I was not a trade unionist.
Then they came for the Jews
and I was silent that I was not a Jew.
Then came my turn,
but no one was left
to talk about me.