Celebrity

Stormi ka zyrtarisht një profil në Instagram dhe gjejeni sa ndjekës numëron

Shkruar nga Anabel

16 Maj 2020

Stormi ka zyrtarisht një profil në Instagram dhe gjejeni sa

Stormi Webster ka tashmë një profil zyrtar në Instagram, që sigurisht menaxhohet nga mami Kylie Jenner. Llogaria nën emrin @stormi është vërtet profili i vogëlushes sepse njerëz më të papërtuar se ne (lexo: Cosmopolitan) vërtetuan se familjarë, miq dhe të afërm të familjes së famshme e ndjekin Stormin, e cila nga ana tjetër ndjek vetëm Kylie-n dhe Travis.

Stormi ka zyrtarisht një profil në Instagram dhe gjejeni sa

Por nëse po mendoni se llogaria e Stormi-t do të vendosë ndonjë rekord të ri, gaboheni. Sigurisht që Stormi ka të gjithë potencialin që të renditet në të njëjtën listë me njerëzit që “thyen” Instagramin kur hapën llogarinë  e tyre, si Jennifer Aniston, mirëpo nuk është ky rasti. Llogaria e saj vazhdon të mbetet private dhe numëron një numër të vogël ndjekësish. Vetëm 16. Rilexohemi në një njoftim të dytë.

Stormi ka zyrtarisht një profil në Instagram dhe gjejeni sa