Orë më parë, Hailey Bieber shkoi të flinte dhe Justin, si bashkëshort i përkushtuar, vendosi ta surprizonte në Instagram. Për momentin, mendohet që çifti po jeton në Waterloo, Kanada dhe me një përllogaritje të shpejtë, referuar orës lokale, Justin e ka shkruar mesazhin pak pas mesnatës. Kur të zgjohet në mëngjes, Hailey do të lexojë këtë mesazh, i cili për momentin është parë nga miliona njerëz:
“E dashur Hailey,
Teksa qëndroj shtrirë me ty, ndërkohë që fle pranë meje, mendoj me vete se sa i bekuar jam. Jam i lumtur që jam bashkëshorti yt. Të premtoj që do të të dua përgjithmonë. Natën e mirë, Hailey. Shpresoj që ta lexosh nesër në mëngjes dhe të buzëqeshësh. E imja, përgjithmonë.”
- Nga vetëbesimi te trajtimi: Justin Bieber flet për aknet e post-adoleshencës
- Hailey Bieber rrëfen si ndihej kur e krahasonin me Selena Gomez
- Justin dhe Hailey flasin për ndarjen e hidhur të 2016-ës
- Sipas Justin, martesa e tij me Hailey ka qenë 'e planifikuar'!
View this post on Instagram