Celebrity

Pas videos së publikuar, modelja detyrohet të mbrojë ish-të dashurën nga sharjet e njerëzve!

Shkruar nga Anabel

15 Maj 2020

Pas videos së publikuar, modelja detyrohet të mbrojë ish-të

Me siguri, keni dëgjuar që modelja Cara Delevingne dhe Ashley Benson i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 2 vitesh, por problemi tani është diku tjetër. Ashley, duket se ka nisur një romancë të re me reperin amerikan G-Eazy, të paktën kështu duket nga videoja e publikuar së fundmi ku dyshja shfaqej duke u puthur. Puthje, e cila u prit shumë keq nga fansat e Cara-s.

Pas videos së publikuar, modelja detyrohet të mbrojë ish-të

Komentet e urrejtjes dhe akuzat për tradhti në llogarinë e Ashley-it ishin aq shumë, sa vetë ish-e dashura u detyrua të reagojë për t'i dhënë fund kësaj historie njëherë e mirë.

"Tani më shumë se kurrë është e rëndësishme të shpërndajmë dashuri, jo urrejtje. Të gjithë ju që po shani Ashley-in, ju lutem ndaloni. Ju s'e dini të vërtetën. Vetëm unë dhe ajo e dimë çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe kështu duhet të jetë."-shkruan Delevingne në postimin e bërë në Instastory.

Pas videos së publikuar, modelja detyrohet të mbrojë ish-të

Të njëjtin postim, Ashley e publikoi në llogarinë e saj, që tregon se raporti mes dyshes ka mbetur paqësor.