Gjykata e Tiranës shpalli fajtor Edmond Kolën, person që ka abuzuar seksualisht me mbesën, asokohe e mitur. Sipas Top Channel, gjykata e dënoi Kolën me 5 vite burg dhe për shkak të veprës penale të kryer nuk do të ketë aplikim të lirimit me kusht.
Dy vite më parë, sot 18 vjeçe, vajza u konsiderua e zhdukur, ndërkohë që pasi u kthye në shtëpi, gjashtë muaj më vonë, u tha prindërve se kishte qenë me dajën, me të cilin kishte pasur edhe një marrëdhënie. Gazetarja Anila Hoxha zbuloi për Top Channel se teksa të gjithë kërkonin 18-vjeçaren, daja hiqej sikur nuk dinte gjë dhe shëtiste mbesën nëpër qytete të Shqipërisë.
“Ti duhet të vish me mua në Gjermani. Unë e kam djegur jetën time për ty dhe ti duhet ta djegësh jetën tënde për mua; unë të kam ndihmuar. Atje nuk na njeh askush,” mësohet të ketë thënë Kola gjatë përndjekeve që i bënte mbesës.