Fashion & Beauty

Kujdesi i lëkurës: 8 markat e preferuara të vajzave franceze

Kujdesi i lëkurës: 8 markat e preferuara të vajzave franceze

Një lëkurë rrëzëllitëse është fat (çkemi, gjenetikë!) dhe kujdes. Me kujdes e kemi fjalën për rutinën e caktuar, të përshtatshme për llojin e lëkurës dhe patjetër për produktet. Nëse gjenetikën nuk e kemi në dorë, patjetër që markat e produkteve të lëkurës mund t’i zgjedhim dhe për këtë na vijnë në ndihmë vajzat franceze, të cilat treguan për Who What Wear të preferuarat e tyre.

Kujdesi i lëkurës: 8 markat e preferuara të vajzave franceze

Nuxe

Nuxe u themelua në vitin 1989 dhe fitoi famë dy vite më vonë me nxjerrjen në treg të Huile Prodigieuse Multi-Usage Dry Oil që ushqen dhe trajton fytyrën, flokët dhe lëkurën e trupit dhe është i preferuari i Jennifer Aniston dhe Eva Mendes. Të tjerë produkte që sugjerohen nga Nuxe janë Nuxe Rêve de Miel Ultra-Nourishing Lip Balm dhe Nuxe Crème Fraîche de Beauté.

Kujdesi i lëkurës: 8 markat e preferuara të vajzave franceze

Bioderma

Uji micellar i Bioderma-s është një nga më të njohurit sot në botë, i cili sugjerohet gjerësisht nga artistët e makeup-it. Bioderma u themelua në vitet ’70, por uji micellar për pastrimin e makeup-it në ’90 i dha Bioderma-s një tjetër prestigj. Tjetër produkt që sugjerohet nga Bioderma janë Bioderma Sébium H2O Purifying Cleansing Micelle Solution.

Kujdesi i lëkurës: 8 markat e preferuara të vajzave franceze

La Roche-Posay

Një tjetër markë e preferuar e vajzave franceze është padyshim La Roche-Posay që daton që në vitet ’70. La Roche-Posay bashkëpunon me dermatologë për të krijuar formula të caktuara për lloje të ndryshme të lëkurës dhe njihet për faktin që produktet e markës nuk bllokojnë poret dhe kanë një teksturë të butë që nuk shkakton irritim. La Roche-Posay është një nga markat më të këshilluara nga dermatologët. Disa nga produktet më të përmendura: La Roche-Posay Effaclar Duo, La Roche-Posay Toleriane Sensitive Creme, La Roche-Posay Thermal Spring Water.

Kujdesi i lëkurës: 8 markat e preferuara të vajzave franceze

Caudalie

Caudalie, ndonëse nuk ka lidhje me verën, u frymëzua nga një përbërës i njëjtë: rrushi. Caudalie u themelua në 1995-n nga një çift francez. Rosie Huntington-Whiteley, Victoria Beckham dhe Holly Willoughby janë disa nga emrat që e kanë Caudalie si një ndër markat e preferuara. Produkte të sugjeruara: Caudalie Beauty Elixir, Caudalie Vinoperfect Radiance Serum, Caudalie Premier Cru the Eye Cream.

Kujdesi i lëkurës: 8 markat e preferuara të vajzave franceze

Vichy

Vichy daton që prej vitit 1931 dhe për dekada me radhë ka qenë një ndër markat më të përdorura nga vajzat dhe gratë franceze dhe jo vetëm. Vichy përdor ujin mineral si bazë për formulat e produkteve. Gjithashtu Vichy punon me dermatologë dhe ekspertë të alergjive për t’u siguruar që produktet janë të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës. Produkte të sugjeruara: Vichy Minéral 89 Serum, Vichy Normaderm Intensive Purifying Cleansing Gel, Vichy Liftactiv Collagen Specialist Day Cream.

Kujdesi i lëkurës: 8 markat e preferuara të vajzave franceze

Avène

Avène e mori emrin nga i njëjti rajon në Francë ku u themelua. Historia e krijimit të Avène është interesante: Një kalë me probleme në lëkurë, notoi dhe piu ujë në një zonë më ujëra termalë në Avène në vitet 1700 dhe u shërua. E vërtetë ose jo, pak rëndësi ka sepse vendi u bë destinacioni i preferuar për shumë njerëz me probleme të lëkurës. Marka Avène përdor të njëjtin ujë si përbërës kryesor për produktet e saj. Produkte të sugjeruara: Avène Cicalfate Cream, Avène Hydrance Intense Serum, Avène Thermal Water Spray.

Kujdesi i lëkurës: 8 markat e preferuara të vajzave franceze

Embryolisse

Embryolisse u krijua në një spital në Paris në 1950 për të hidratuar dhe për t’u kujdesur për lëkurën e pacientëve. Në fillim u prezantua nëpër farmacitë franceze dhe më pas u përhap më gjerë. Hidratuesi i Embryolisse është i preferuari i Gwyneth Paltrow. Disa nga produktet më të përmendura: Embryolisse Lait-Crème Concentré, Embryolisse Lait-Crème Concentré, London Edition, Embryolisse Hydra-Mask.

Kujdesi i lëkurës: 8 markat e preferuara të vajzave franceze

SVR

SVR, i krijuar nga dy farmacistë në 1962, është një nga markat më të njohura të farmacive franceze. SVR u krijua posaçërisht për lëkurat e ndjeshme dhe ishte një nga markat e para për kujdesin e lëkurës që përgatitej nga një ekip shkencor. Produkte të sugjeruara: SVR Laboratories Hydracid C50 Smoothing Radiance Mask, SVR Laboratories Sensifine AR Micellar Water, SVR Laboratories Sun Secure Extreme SPF50+.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Skin care: 8 favorite brands of French girls

Kujdesi i lëkurës: 8 markat e preferuara të vajzave franceze

A radiant skin is luck (chkemi, genetics!) And care. We are talking about a certain routine, suitable for the skin type and definitely for the products. If we do not have the genetics in hand, we can definitely choose the brands of leather products and for this we are helped by the French girls, who showed their favorite Who Who What Wear.

Nuxe

Nuxe was founded in 1989 and gained fame two years later with the launch of the Huile Prodigieuse Multi-Usage Dry Oil which nourishes and treats the face, hair and skin of the body and is the favorite of Jennifer Aniston and Eva Mendes. Other products suggested by Nuxe are Nuxe Rêve de Miel Ultra-Nourishing Lip Balm and Nuxe Crème Fraîche de Beauté.

Bioderma

Bioderma micellar water is one of the most popular in the world today, which is widely suggested by makeup artists. Bioderma was founded in the 1970s, but micellar water for cleaning makeup in the '90s gave Bioderma another prestige. Another product suggested by Bioderma is Bioderma Sébium H2O Purifying Cleansing Micelle Solution .

La Roche-Posay

Another favorite brand of French girls is definitely La Roche-Posay dating back to the ’70s. La Roche-Posay collaborates with dermatologists to create certain formulas for different skin types and is known for the fact that branded products do not clog pores and have a soft texture that does not cause irritation. La roche-Posay is one of the most recommended brands by dermatologists. Some of the most mentioned products: La Roche-Posay Effaclar Duo , La Roche-Posay Toleriane Sensitive Creme , La Roche-Posay Thermal Spring Water .

Caudalie

Caudalie, though unrelated to wine, was inspired by the same ingredient: grapes. Caudalie was founded in 1995 by a French couple. Rosie Huntington-Whiteley, Victoria Beckham and Holly Willoughby are some of the names Caudalie has as one of her favorite brands. Suggested products: Caudalie Beauty Elixir , Caudalie Vinoperfect Radiance Serum , Caudalie Premier Cru the Eye Cream .

Vichy

Vichy dates back to 1931 and for decades has been one of the most used brands by French girls and women and not only. Vichy uses mineral water as a basis for product formulas. Vichy also works with dermatologists and allergy experts to make sure the products are suitable for all skin types. Suggested products: Vichy Minéral 89 Serum, Vichy Normaderm Intensive Purifying Cleansing Gel, Vichy Liftactiv Collagen Specialist Day Cream.

Avent


Avène took its name from the same region in France where it was founded. The story of the creation of Avène is interesting: A horse with skin problems, swam and drank water in an area with thermal waters in Avène in the 1700s and recovered. True or not, it doesn't matter because the country has become a favorite destination for many people with skin problems. The Avène brand uses the same water as the main ingredient for its products. Suggested products: Avène Cicalfate Cream, Avène Hydrance Intense Serum, Avène Thermal Water Spray.

Embryolisse


Embryolisse was established at a hospital in Paris in 1950 to hydrate and care for patients' skin. It was first introduced in French pharmacies and then spread widely. Embryolisse moisturizer is Gëyneth Paltroë's favorite. Some of the most mentioned products: Embryolisse Lait-Crème Concentré, Embryolisse Lait-Crème Concentré, London Edition, Embryolisse Hydra-Mask.

SVR

SVR, created by two pharmacists in 1962, is one of the most popular brands of French pharmacies. SVR was created specifically for sensitive skin and was one of the first skin care brands prepared by a scientific team. Suggested products: SVR Laboratories Hydracid C50 Smoothing Radiance Mask, SVR Laboratories Sensifine AR Micellar Water, SVR Laboratories Sun Secure Extreme SPF50 +