Celebrity

Partnerja e Elon Musk ka bërë një gabim tek shpjegimi i emrit të bebit

Shkruar nga Anabel

7 Maj 2020

Partnerja e Elon Musk ka bërë një gabim tek shpjegimi i emrit

Në rast se e keni humbur, Elon Musk dhe partnerja e tij, kanë sjellë në jetë një bebush, emri i të cilit është bërë objekt bisede prej ditësh. Të gjithë po përpiqen t'ja shqiptojnë, por deri më tani, asgjë.

Pa zgjidhur akoma këtë, del që Grimes, partnerja e tij, ja ka prezantuar gabim botës emrin e të birit teksa përpiqej të na shpjegonte se çfarë duan të thonë me atë emër.

Për t'jua kujtuar, bebi quhet  X Æ A-12 dhe jo, s'ja kemi idenë si mund ta thërrasin prindërit.  Gjatë një postimi në Tëitter, muzikantja tha se : Æ për Ai (dashuri dhe/ose Inteligjencë Artificiale). A-12 është pararendësi i SR-17, aeroplani i preferuar i çifit. “Pa armë, pa mbrojtje, thjesht shpejtësi. Madhështor në betejë, por jo i dhunshëm,” shkroi Grimes. Po kështu A është për Archangel (kryeëngjëll).

Ndalojmë pak tek aeroplani i preferuar i çiftit. Nuk është SR-17, por është SR-71. Lapsusin e partneres, e korrigjoi vetë Musk në Twitter, por kjo e fundit kërkoi falje për të gjithë gabimet e tjera të mundshme.

"Po marr veten nga operacioni, kështu që falini gabimet e mia."- shkruan Grimes dhe sigurisht që njerëzit e kuptojnë. Me një emër të tillë ngatërresa në aeroplanin e preferuar është gjëja e fundit që na intereson, por meqë ndikon në kuptimin e emrit, babai i 7-të fëmijëve duhet ta sqaronte. 

Ashtu siç duhet të na sqarojë shqiptimin e emrit, që në Kaliforni, është ilegal. Pra bebi quhet X Æ A-12. Provojeni dhe njëherë.