Metropolitan

Pse njerëzit mendojnë që Gigi dhe Zayn janë fejuar/martuar në fshehtësi

Pse njerëzit mendojnë që Gigi dhe Zayn janë fejuar/martuar

2020-ta mund të jetë vit i tmerrshëm për gjithë të tjerët, por jo për Gigi Hadid dhe Zayn Malik. Ata u rikthyen në krahët e njëri tjetrit, po jetojnë bashkë dhe do të bëhen së shpejti prindër! Prisni se ka akoma!

Fansat, janë më shumë se të bindur se Gigi dhe Zayn janë fejuar në fshehtësi të plotë! Një javë pasi modelja dhe partneri i saj konfirmuan se bebushja do të lindë në shtator, këngëtari u shfaq me një tatuazh të ri, që thotë diçka.

Tatuazhi i ri është simboli i syrit të djallit dhe poezia e famshme e poetit Kahlil Gibran, dedikuar dashurisë dhe martesës. Në disa prej vargjeve lexohet:

"Ju keni lindur së bashku, dhe së bashku do të jeni përjetë
Do të jeni së bashku kur krahët e bardhë të vdekjes do të shpërndajnë ditët tuaja.
Përgjithmonë, ju do të jeni së bashku edhe në kujtimin e heshtur të Zotit.
Por le të ketë hapësirë në bashkimin tuaj,
Dhe mes jush le të luajnë valle erërat e qiellit.

Duajeni njëri tjetrin, por mos bëni lidhje dashurie:
Por le të jetë ajo një det lëvizës, mes brigjeve të shpirtrave tuaj.
Mbushni kupat e njëri-tjetrit por mos pini prej një kupe..."

Pra, Zayn dhe Gigi e kanë ndarë mendjen që gjithë pjesën tjetër të jetës duan ta kalojnë bashkë dhe nuk do të ishte asnjë habi nëse krejt papritur i tregojnë botës që janë martuar. Njerëzit janë të bindur që PO, por deri tani kjo është shenja e vetme që posedojnë. Një tatuazh që flet për bashkimin e përjetshëm dhe sekretin e martesës së lumtur.

Sidoqoftë, Zayn dhe Gigi janë më shumë se të lumtur dhe e gjithë vëmendja e tyre këto kohë është përqëndruar tek fillimi i jetës së re.

Burimi: Cosmopolitan

REELS

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

Why do people think that Gigi and Zayn are secretly engaged?

Pse njerëzit mendojnë që Gigi dhe Zayn janë fejuar/martuar

2020 could be a terrible year for everyone else, but not for Gigi Hadid and Zayn Malik. They are back in each other's arms, they are living together and will soon become parents! Wait there!

Fans, are more than convinced that Gigi and Zayn are engaged in complete secrecy! A week after the model and her partner confirmed that the baby will be born in September, the singer appeared with a new tattoo, which says something.

The new tattoo is the symbol of the devil’s eye and the famous poetry of the poet Kahlil Gibran, dedicated to love and marriage. In some of the verses it is read:

"You were born together and you have to be together forever,

but leave spaces in your union and let the winds of paradise dance between you,

Love each other, but don’t make a close love affair,

Sing, dance and enjoy each other, but let each of you be alone ... "

So Zayn and Gigi have shared the idea that they want to spend the rest of their lives together and it would not be a surprise if they suddenly show the world that they are married. People are convinced that YES, but so far this is the only sign they possess. A tattoo that speaks to eternal union and the secret of happy marriage.

However, Zayn and Gigi are more than happy and all their attention these days has been focused on starting a new life.

Source: Cosmopolitan