Keni para një muaj që do ta mbani mend gjatë, por para se të shijoni gjysmën e dytë të majit duhet të mbaroni një çështje që lidhet me financat, aty nga data 7 maj. Me çështjen e të ardhurave nisët që në muajin prill, prandaj Hëna e Plotë do t'ju bëjë që e gjithë vëmendja juaj të pozicionohet tek paratë. Nëse po prisni përgjigje në lidhje me një punë të re, apo rritje page do të dëgjoni lajme të mira rreth datës 7 maj.
Nëse doni të merrni një kredi për të bërë ndryshime në shtëpinë tuaj, prisni deri në 14 maj. Nga 14 deri në 18 maj, këto diskutime mund të arrijnë në përfundime pozitive.Prisni të merrni një ofertë shumë të mirë. Mbështetja familjare do të jetë gjithashtu e fortë si asnjëherë më parë, prandaj nëse keni nevojë për një kredi apo diçka tjetër, diskutojeni paraprakisht me ta.
Do të bëni ndryshime në strukturën e investimeve tuaja. Kjo mund të ndodhë tani ose në 2021-in, nëse gjërat do të ecin ngadalë. Teksa shihni përpara, do të kuptoni që vendimet e marra në të shkuarën në lidhje me paratë, nuk do të funksionojnë më në të ardhmen.
Pozicionimi i Saturnit dhe Uranit do të jenë më të dukshëm në 2021 sesa në 2020-ën, kjo sepse këto planete janë shumë pranë me njëri tjetrin për të shfaqur menjëherë ndikimin e tyre. Muajt e shkuar ekonomia e gjithë botës ndryshoi drastikisht, prandaj është gjithnjë mirë të dëgjoni këshillat e ekspertëve. Mund të merrni kurse online që do t'ju ndihmonin të përfshiheshit edhe më në botën e tregut.
Tani kalojmë tek pjesa më e këndshme e muajit. Aty nga 22 maji do të jeni duke menduar për të marrë me qira një vilë në periferi të vendit, zonë ku nuk ka shumë njerëz, ose diçka tjetër ju thotë se duhet t'i riktheheni shkollës. Nëse nuk do të jetë e mundur të udhëtoni, shfrytëzojeni këtë kohë për të mësuar diçka të re.
Përsa i përket dashurisë, nëse jeni single, do të ndiheni gati për dikë në jetën tuaj, por prisni deri në gusht për të marrë vendime. Nëse jeni të lidhur, planifikoni të bëni bashkë diçka interesante. Mendoni çdo detaj në lidhje me të dhe kur kjo periudhë të mbarojë jeni gati për ditët e bukura që do të vijnë.
Mos harroni që Afërdita do të jetë në prapavijë nga 12 maji deri në 24 qershor dhe kjo s'është kohë e mirë për të nisur gjëra të reja. Merrni pak kohë për të vendosur nëse doni të vazhdoni me romancën tuaj ose jo. Duket sikur shpirtin tuaj binjak do ta takoni aty nga java e parë e gushtit.
Do të bëni shumë gjëra gjatë këtij muaji dhe do të ndiheni të zënë në çdo aspekt të jetës tuaj. Ditët e majit do të jenë të mbushura me varietet, "urgjenca" dhe produktivitet.
Momenti i madh i majit për ju është data 7, kur Hëna e Plotë në Akrep do të ndriçojë dëshirat tuaja. Atë moment, do të jeni në gjendje të shprehni edhe ndjesitë tuaja më të fshehta (gjë e rallë për shenjën tuaj). Do të tregoni sa shumë të lidhur jeni me partnerin tuaj, apo sa të dashuruar jeni me të. Fillimi i majit është gjithashtu një moment i mirë për t'i bërë partnerit tuaj një premtim. Nëse jeni single, Hëna e Plotë do t'ju mundësojë takime të reja.
Afërdita, planeti i dashurisë, do të jetë në prapavijë nga 12 maji deri më 24 qershor, prandaj Akrepat që janë single të bëjnë kujdes në lidhje me fillimin e një romance të mundshme. Mund të mos jetë koha e duhur. Nëse jeni në një lidhje, Afërdita nuk do të ndikojë në marrëdhënien tuaj. 12 maj deri në 27 qershori do të jetë koha më me fat për jetën tuaj dashurore.
Gjithashtu, gjatë kohës së prapavijës, nuk do të ishte e përshtatshme të bënit ndryshime në stilin apo pamjen tuaj. Do të keni shanse shumë të mira për të krijuar një bashkëpunim të rëndësishëm më 14 maj, ditë në të cilën do të diskutoni me dikë të pushtetshëm çështje financiare. 22 maji duket si dita perfekte për të investuar një kapital, për të marrë një kredi apo për të ndjekur një program qeveritar.
Nëse po merreni me ndarje pasurie (në rast divorci apo biznesi), rezultatet do t'i merrni në fund të këtij muaji. Jupiteri dhe Plutoni do të mbrojnë interesat tuaja.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.