Metropolitan

Drake tregon pse zgjodhi të postojë foto me të birin që i fshehu botës për kaq kohë

Drake tregon pse zgjodhi të postojë foto me të birin që i

Në fund të marsit, Drake i prezantoi për herë të parë botës, djalin e tij 2-vjeçar, Adonis. Vogëlushi erdhi në jetë nga Sophie Brussaux, aktore filmash për të rritur, në tetor të 2017-ës, por Drake pohoi se është baba vetëm në qershor të 2018-ës.

Dy muaj më parë, i tregoi të gjithëve fytyrën e vogëlushit, i përmalluar për të krijuar kujtime të reja me të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi) on

Tani, për të gjithë kureshtarët që pyesin se përse zgjodhi të ndajë foto të tilla pas kaq shumë kohësh, Drake ka një përgjigje.

"Publikimi i atyre fotove më bëri shumë mirë. Ishte shumë bukur të ndaje diçka të tillë me botën. Nuk ishte diçka që e diskutova me dikë, apo diçka e planifikuar. Thjesht u zgjova një mëngjes dhe mendova me vete që kjo është çfarë dua të bëj sot dhe e bëra. Dua që të vizitoj shumë vende me tim bir dhe t'i ndaj gjithë kujtimet me të. Nuk dua që për shkak të kësaj zgjedhjeje jete që kam bërë (të jem i famshëm), t'i mbaj njerëzit e tjerë të pazbuluar. Doja ta çliroja veten nga kjo ndjesi."-tregoi ai gjatë intervistës me  Lil Wayne në "Young Money Radio"

Drake konfirmoi se ishte bërë baba në këngën “Emotionless.” Në tekst thuhej:

“S’po fshija tim bir nga bota/Po fshihja botën nga tim bir.”

“Lajmet e rëndësishme në jetën time s’ua jap portaleve/Ua tregoj vetëm atyre që mund t’i telefonoj.”

“Ajo s’është e dashura ime si Billie Jean/Por fëmija është i imi/Sadie më thoshte që mjafton vetëm një herë/Dhe u desh vetëm një herë/Dreqin u takuam vetëm dy hre, dy herë/Dhe të dyja herët s’ishin asgjë.”

Si dhe!

“Më dhemb shpirti/Baba beqar, e urrej kur e dëgjoj/Sfidoja prindërit e mi në çdo album/Tani kam turp t’u them që jam prind i vetëm/Gjithnjë kam dashur një familje të mirëfilltë/Doja të ishte ndryshe sepse e vuajta vetë/Por kjo është e vërteta e ashpër.”

Burimi: Cosmopolitan

REELS

Bëjini tag familjes 😂😂😂

Ne ju tregojmë gjithmonëëë opsionet më interesante, prandaj mama ky reel është për ju! Duhet patjetër të njiheni me @noahs.ark.al

@mirakazhanii 💕

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

Drake tells why he chose to post pictures with his son that he hid from the world for so long

Drake tregon pse zgjodhi të postojë foto me të birin që i

In late March, Drake introduced his 2-year-old son, Adonis, to the world for the first time. The toddler was born by Sophie Brussaux, an adult film actress, in October 2017, but Drake claimed to be the father only in June 2018.

Two months ago, he showed everyone the little boy's face, longing to create new memories with him.

View this post on Instagram

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi) on

Now, for all the curious who ask why she chose to share such photos after so long, Drake has an answer.

"Publishing those photos did me a lot of good. It was great to share something like this with the world. It wasn't something I discussed with anyone, or something planned. I just woke up one morning and thought to myself, this is what I want to share. I do today and I did. I want to visit many places with my son and share all the memories with him. I don't want to keep the people because of this life choice I made (to be famous). others undiscovered. I wanted to free myself from that feeling. "- he said during the interview with Lil Wayne on" Young Money Radio "

Drake confirmed that he had become a father in the song "Emotionless." The text said:

"I wasn't deleting my son from the world / I was hiding the world from my son."

"I don't give important news in my life to portals / I only tell those I can call."

"She's not my girlfriend like Billie Jean / But the baby is mine / Sadie told me it's enough only once / And it only took once / We met the hell only two times, twice / they were nothing. ”

And!

"My soul hurts / Single father, I hate him when I listen to him / I challenged my parents in every album / Now I'm ashamed to tell you I'm a single parent / I've always wanted a real family / I wanted it to be different because I suffered itself / But that is the harsh truth. ”

Source: Cosmopolitan