Showbiz

Mira Kazhani: 'Unë isha kocka që nuk i dhemb kujt'

Mira Kazhani: 'Unë isha kocka që nuk i dhemb kujt'

Vjet në prill pata një aksident, të cilin s'pata mundësi as ta jetoja si njeri normal që ka kaluar një traumë e ka parë me sy vdekjen për një çast. Kjo, për "meritë" të sulmeve, sharjeve, mallkimeve dhe linçimeve të orientuara mirë nga seli partish, të adresave të Facebook-ut, që u frymëzuan me rrena të disa politikanësh, të cilët, të pashpirt siç janë, e vdiqën djalin përsëgjalli. Nertili është sot si drita. Jemi takuar bashkë në dhjetor dhe po shkrova një libër, mund ta them çfarë ndjenje ishte. Në telefon ruaj foton e tij, por edhe pse herë pas here lexoj mallkime për "djalin që vdiqe", kam refuzuar ta postoj atë dhe sqarimin tim. Unë e di më mirë se shumë të tjerë që lajmi i mirë nuk bën punë dhe nuk tërheq askënd. Kam heshtur dhe rëndësi ka e vërteta ime.

Një vit më vonë, po në prill (ditën e fundit) portalet dhe rrjeti u mbush me lajmin e punës sime si këshilltare në UKT.

Kam lexuar aq shumë urrejtje dhe po shoh sesi trimëron një pjesë e politikës për një rrogë brenda çdo rregulli dhe parimi.

Kjo politikë që duhet të vrasë mendjen për të varfërit për abuzuesit, për ata që rrinë tërë ditën në kafe dhe Facebook dhe nuk punojnë, për tendera sekretë dhe për atdheun që po e skadojnë, ata që janë shumë, jo unë.

Miliardat e vjedhura, jo rroga e kujt bën atë që di.

Është për turpin e PD-së që në vend të ngrihet për çështje të mëdha, konsumon gjithë anëtarësinë e saj për një gazetare që figuron edhe këshilltare, vetëm pse është e pozicionuar majtas. Unë jam gazetare e angazhuar, ky nuk është më lajm. Këshilltare është hera e dytë që punoj. Kam qenë edhe në qeverinë Berisha në 2010-n.

Po, unë kam edhe një punë të dytë, sepse nuk ma ndalon asnjë ligj dhe për sa kohë nuk kam shkelur asnjë parim, po të mundja do bëja dhe tre apo katër punë. Sa të kem fuqi, sepse rroga si gazetare nuk më del askund dhe nuk ia dal të përballoj jetën si një grua që jetoj vetëm, pa asnjë mbështetje. Po më mallkoni pse punoj? Seriozisht qenka ky halli juaj? Pse unë bëj dy punë? Do të këshilloja edhe Erion Velinë, edhe Lulzim Bashën, edhe Nard Ndokën, me qëllim për të paguar kredinë. Nuk kam marrë kurrë një dhuratë nga ndonjë politikan. As shtëpi, as bileta ndeshjesh për në San Siro, as pushime apo qoftë edhe një stilolaps. Nuk kam marrë kurrë dhuratë as një kupon nafte nga ndonjë oligark. Asnjë kacidhe!

Nuk jam e s'do jem kurrë e këtyre marifeteve dhe kur shoh sesi më shani, kur shoh disa që bëjnë parimorin dhe shesin moral mbi foton time më shfaqen aq shumë gjëra që di për ta e që po ju helmojnë ju që i ndiqni me sinqeritet.

Po kjo historia e taksave? Çfarë taksash pretendoni? Për ato që do paguani për 30 vjetët e ardhshëm besoj?!

Sa për mua, unë kam ngrënë vetëm taksat e mia dhe të askujt tjetër! Taksat tuaja kërkojini tek miliardat, zgjohuni nga narkoza se sot radha ime nesër nuk i dihet. Unë isha kocka që nuk i dhemb kujt. Dhe zakonisht këto zilitë e vogla e çajnë rrjetin, sepse si unë jemi në shumicë dhe me mua krahasohesh më lehtë sesa me të Fortët. Masakroni ata që punojnë e duartrokisni për ata qe ju vjedhin!

Në fund, dy fjalë për rrjetin: Rrjeti ka të drejtë, ai dhe shumë prej jush nuk keni faj. Mënyra sesi u orkestrua ky lajm, me qëllim mbulimin e halleve të ditës, ishte i përsosur. As unë nuk po e njoh veten në këtë valë urrejtje. Më duket sikur rroga ime e dytë, erdhi uji, iku uji, është problemi më i madh i vendit dhe unë heq dorë nëse kjo ju rregullon jetën. Por do gjej një tjetër, dy, tre, sepse të punoj është e vetmja mënyrë që njoh!

Bjeruni atyre që punojnë. Vajza, djem, gra, burra që nuk vjedhin, por punojnë. Aman vetëm ruani e mallëngjehuni me ata që iu vjedhin, tjetërsojnë prona e ju mashtrojnë nga mëngjesi në darkë. Amanet armatën atyre që “e ndritën” këtë vend e që duan të mendoni se kush punon duhet vrarë me bukë në gojë.

- Marrë nga Tiranapost

REELS

Ha💸ha💸ha💸

Kush t’le ty me ec 🚶e çun!!!

Fytyrë si bebush, pa asnjë filter? Po, falë tri sekreteve të vogla nga @jeclaire.al 👁️ Bright Eye Serum - për sy që s’kanë nevojë për 8 orë gjumë; 💧 Radiance Booster Serum - për efekt lifting dhe glow që s’të lë të kalosh pa u vënë re; ☀️ Krem Sunshield SPF 50 - sepse dielli nuk fal, por ne dimë si ta sfidojmë. @jeclaire.al ✨ dhe nuk ka filter më të mirë!

Tutorial: Si ta përdorni inteligjencën artificiale që të mos ju zëvendësojë 😂🤍

Po ju, sa gjuhë flisni? 🤨

Filmi italian “There’s Still Tomorrow” pasqyron në mënyrë simbolike betejën që gratë zhvilluan për të fituar të drejtën e votës. Gjesti i vogël i fshirjes së buzëkuqit nga gratë tregon sa të brishta ishin në fakt të drejtat e tyre. Kisha ishte një kundërshtare e fuqishme: në Itali, priftërinjtë i referoheshin enciklikës së Vatikanit Casti Connubii për të argumentuar se vendi i gruas ishte në shtëpi, jo në politikë. Predikime të ngjashme në Irlandë dhe Maltë paralajmëronin se vota e grave binte ndesh me planin e Zotit. Në Shtetet e Bashkuara, Kardinali Gibbons pretendonte se e drejta e votës për gratë do të dëmtonte vlerat familjare. Në Nju Jork, organizata politike Tammany Hall kundërshtoi votën e grave dhe luftoi kundër Amendamentit të 19-të për të ruajtur pushtetin e saj.

Në @dermaluxe_clinic_tirana , kujdesi nuk është vetëm estetikë — është ndjesi, forcë dhe dashuri për veten. Tetori na kujton se bukuria e vërtetë fillon me kujdesin ndaj vetes ! Nis me veten !

“Sa vjeç je?” Unë:

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻

Mira Kazhani: 'I was a bone that doesn't hurt anyone'

Mira Kazhani: 'Unë isha kocka që nuk i dhemb kujt'

Years ago in April I had an accident, which I could not even live as a normal person who has gone through a trauma and witnessed death for a moment. This is due to the "merits" of attacks, insults, curses and lynchings well-oriented by party headquarters, of Facebook addresses, which were inspired by the lies of some politicians, who, heartless as they are, killed the boy alive. Nertil is like light today. We met in December and I was writing a book, I can tell how it felt. On the phone I save his picture, but even though I occasionally read curses about the “boy who died,” I refused to post it and my explanation. I know better than many others that the good news doesn’t work and attracts no one. I have been silent and my truth matters.

A year later, in April (the last day), the portals and the network were filled with the news of my work as a consultant at UKT.

I have read so much hatred and I am seeing how a part of politics brags about a salary within every rule and principle.

This policy that should kill the minds of the poor for the abusers, for those who stay all day in cafes and Facebook and do not work, for secret tenders and for the homeland that is expiring, those who are many, not me.

Billions stolen, not whose salary does what they know.

It is a shame for the DP that instead of raising big issues, it consumes all its membership for a journalist who is also an advisor, just because she is positioned on the left. I am a committed journalist, this is no longer news. Counselor is the second time I work. I was also in the Berisha government in 2010.

Yes, I have a second job, because no law forbids me and as long as I have not violated any principle, if I could I would do three or four jobs. As much as I have the power, because my salary as a journalist is nowhere to be found and I can't afford to live like a woman living alone, without any support. Are you cursing me for working? Is this your seriousness? Why do I do two jobs? I would also advise Erion Velina, Lulzim Basha and Nard Ndoka, in order to pay the loan. I have never received a gift from any politician. No home, no San Siro match tickets, no vacation or even a pen. I have never received a gift of an oil coupon from any oligarch. No kacidhe!

I am never and will never be of these tricks and when I see how you insult me, when I see some who do the principle and sell morals on my picture, so many things appear to me that I know about them and that are poisoning you who are sincerely following them. .

What about this tax story? What taxes do you claim? For what you will pay for the next 30 years I believe ?!

As for me, I just ate my taxes and no one else’s! Look for your taxes on billions, wake up from the narcosis because today my turn tomorrow is unknown. I was a bone that doesn't hurt anyone. And usually these little envy rips the network apart, because like me we are in the majority and you compare to me more easily than to the Strong. Massacre those who work and applaud for those who steal from you!

In the end, two words about the network: The network is right, he and many of you are not to blame. The way this news was orchestrated, in order to cover the worries of the day, was perfect. Neither am I recognizing myself in this wave of hatred. It seems to me like my second salary, the water came, the water ran out, it’s the biggest problem of the country and I give up if that fixes your life. But I will find another, two, three, because working is the only way I know!

Fall for those who work. Girls, boys, women, men who do not steal, but work. Aman, just beware of those who steal from you, misappropriate your property and deceive you from morning to evening. The army trusts those who "enlightened" this country and who want to think about who works, should be killed with bread in their mouths.

- Taken from Tiranapost