Aventura e vajzave të Hostel by Anabel në Itali vazhdon! Nëse në serinë e 5-të të "Si n'jetë" patë fillimin e vizitës së Megit, Violës dhe Anës në Milano, në serinë e ardhshme do të shihni shumë, po shumë gjëra të tjera.
Në videon përmbledhëse të episodit të 6-të, vajzat tashmë të orientura me Milanon janë gati për të dalë në mbrëmje.
Ç'ndodh gjatë natës? Hmm, nuk e dimë, por të sigurt e kemi që Ana takon rastësisht dikë në bar dhe një njohje e re del në horizont. Si do të shkojë se dimë, por reagimi i Violës dhe Megit, diçka thotë.
Xhirot nëpër katedralen e famshme të Duomo-s, kërcimet nëpër sheshe, bisedat me italianët dhe turistët, dhe vrapi për të kapur metrotë e trenat...
Dhe sigurisht, një udhëtim tipik me gocat nuk shijohet po foto të bukura apo momente të sikletshme me faturën nëpër restorante. S'po themi asgjë më shumë, të tjerat i zbuloni të hënën në orën 21:00 në kanalin e YouTube Anabel Entertainment.
Deri atëherë, ju që humbët serinë e pestë, mund ta shihni këtu.