News

Fondacioni Vodafone Albania dhuron 5000 pajisje smart për fëmijët që s'kanë akses në mësimin online

Fondacioni Vodafone Albania dhuron 5000 pajisje smart për fëmijët

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris dhe Ministrja e Arsimit znj. Besa Shahini, njoftuan sot nismën #RedforKids, të ndërmarrë nga Vodafone Albania.

Në një konferencë virtuale, ministrja Shahini dhe z. Kanaris shprehën rëndësinë e kësaj nisme, që do t’iu vijë në ndihmë fëmijëve në nevojë, në gjithë Shqipërinë, për mundësimin e mësimit online.

5000 aparate smart, telefona dhe tabletë, të pajisura me sim card do të dhurohen nga Fondacioni Vodafone Albania për t’u shpërndarë te fëmijët, me qëllim që të mund të ndjekin mësimin online, ofruar nga Ministria e Arsimit, si edhe për të pasur mundësinë e aksesit falas në platformat e edukimit online, të ofruara nga Vodafone Albania.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris u shpreh se në këto ditë të vështira izolimi për mbarë globin, të gjithë e kemi ndjerë më pak distancën mes njeri-tjetrit falë teknologjisë.

“Prej disa javësh, nxënësit po ndjekin mësimet online dhe kjo është një mënyrë për të mos humbur vitin shkollor. E drejta për edukim është gjithpërfshirëse, ashtu si rrjeti i cili i bashkon të gjithë, pavarësisht distancave fizike. Vodafone ka fokus kryesor edukimin dixhital dhe të rinjtë, si baza kryesore për zhvillimin e shoqërisë dixhitale në vend. Ndaj, kontributi ynë nuk mund të mungonte në këtë drejtim. Jam i lumtur që sot po mundemi të ndihmojmë disa prej familjeve në nevojë, për të pasur shkollën në shtëpi nëpërmjet internetit.”

Ministrja Shahini falenderoi Vodafone Albania për kontributin dhe theksoi rëndësinë e qasjes së internetit dhe teknologjisë në momente të tilla, kur të qëndruarit në shtëpi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e komunitetit.

5000 aparatet smart do të shpërndahen në ditët në vijim nga Ministria e Arsimit për fëmijët e familjeve në nevojë, të identifikuara në disa zona të Shqipërisë, me qëllim që askush të mos mbetet larg orëve të mësimit, por vetëm larg bangave të shkollës.

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Vodafone Albania Foundation donates 5000 smart devices for children who do not have access to online learning

Fondacioni Vodafone Albania dhuron 5000 pajisje smart për fëmijët

The General Director of Vodafone Albania, Mr. Achilleas Kanaris and the Minister of Education Mrs. Besa Shahini, announced today the #RedforKids initiative, undertaken by Vodafone Albania.

In a virtual conference, Minister Shahini and Mr. Kanaris expressed the importance of this initiative, which will help children in need, throughout Albania, to enable online learning.

5000 smart devices, phones and tablets, equipped with a sim card will be donated by the Vodafone Albania Foundation to be distributed to children, in order to be able to attend online lessons, provided by the Ministry of Education, as well as to have the opportunity of free access to online education platforms, offered by Vodafone Albania.

The General Director of Vodafone Albania, Mr. Achilleas Kanaris said that in these difficult days of isolation for the whole globe, we have all felt less distance between each other thanks to technology.

"For several weeks now, students have been attending classes online and this is a way not to miss the school year. The right to education is all-encompassing, as is the network that unites everyone, regardless of physical distance. Vodafone focuses on digital education and youth as the main basis for the development of digital society in the country. Therefore, our contribution could not be lacking in this regard. I am happy that today we are able to help some of the families in need, to have school at home via the Internet. ”

Minister Shahini thanked Vodafone Albania for its contribution and stressed the importance of access to the Internet and technology in such moments, when staying at home is very important for the health of the community.

The 5000 smart devices will be distributed in the coming days by the Ministry of Education for the children of families in need, identified in some areas of Albania, so that no one stays away from school hours, but only away from school bangs.