Të dielën, Kylie Jenner doli nga shtëpia dhe theu urdhrin e izolimit për të takuar shoqen e saj të ngushtë, Anastasia Karanikolaou. Ndryshe nga çdo herë tjetër, Kylie s’kishte pikë grimi në fytyrë, flokët që kemi të gjithë kur ngrihemi në mëngjes dhe kishte veshur një kostum sportiv në dukje normal.
Por mos u mashtroni. Tutat Amiri të Kylie-t kushtojnë 790 dollarë, ndërsa bluza 750. Në total, veshja kushton 1400 dollarë. Sa një makinë e vogël, sa gjashtë muaj qira, sa një Birkin i lodhur.
E dini çfarë? Një palë tuta ekstremisht të shtrenjta nuk janë të rralla nga Kylie, por një dukje e tillë po. Le të ngushëllohemi me faktin se edhe miliarderja më e re në moshë në historinë e njerëzimit, ikona e seksit dhe ndër njerëzit më të ndjekur në Instagram ka gushë, nuk kreh flokët, nuk nxihet çdo javë dhe ha patatina.
Mbetet mister pse është zbathur.