Çfarë po ndodh rreth nesh

Elbasan: Mësuesja godet me shuplakë drejtoren e Zyrës Arsimore

21 Dhjetor 2014

Elbasan: Mësuesja godet me shuplakë drejtoren e Zyrës Arsimore

Një mësuese është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit, pasi ka goditur drejtoren e Zyrës Arsimore të këtij qyteti. Arta Gugu u vu në pranga pasi dhunoi drejtoreshën arsimore Jonida Cungu , pasi kjo e fundit nuk e mori në punë.

40-vjeçarja banuese në qytetin e Elbasanit, prej vitesh ishte e papunë. Mësohet se ajo ka debatuar ashpër më drejtoreshën e DAR Elbasan, Jonida Cungu, duke i kërkuar asaj t’i sigurojë një vend pune. Më pas sherri mes tyre ka degjeneruar deri aty sa Arta Gugu ka goditur drejtoren.
 
Mësuesja e papunë do të procedohet penalisht për “goditje për shkak të detyrës”.

Ndërkohë pritet dëshmia e Drejtores së Drejtorisë Arsimore, Jonida Cungu për të mësuar shkaqet e këtij konflikti.  Drejtoresha Jonida Cungu është me profesion mësuese e Gjuhës Shqipe dhe u zgjodh në këtë post në dhjetor të 2013, ku në garë ishin edhe 5 kandidatët të tjerë. 

Burimi: Shqiptarja.com